Emigroi 31 vjet më parë, Toni Milaqi çel ekspozitën e parë personale në atdhe, në piktura dhe familja: Dhuna gjendet kudo! Puna ime sa politike dhe sociale

Emigroi nga Shqipëria 3 dekada më parë Toni Milaqi. Krijimtarinë në pikturë e zhvilloi në Greqi ku jeton, ndërsa çeljen e së parës ekspozitë personale në atdheun e tij këtë javë e konsideron një ëndërr të përmbushur.

 “Është një moment i rëndësishëm në jetën time ndihem shumë fatlum . U largova 31 vjet më  parë , pas viteve studimore dhe i jam mirë njohë s pë r ftesë n GAT dhe Edit Pulë s, që  ë shtë  edhe kuratorja e ekspozitë s”, shprehet Milaqi.

Në Galerinë e Arteve Tiranë ka zgjedhur që përmes punëve të tij në pikturë të  ekspozitës “Introspeksion- Arsyeja që të qëndrosh stoik përballë dhunës” të përçojë mesazhe për reflektim.

“E ka titullin ekspozita ‘Introspeksion’ pasi shpreh një nevojë timen të  brendshme për të zhbiruar veten time, Më kanë interesuar gjithmonë si artist raportet e individit me shoqërinë, të individit me pushtetin, apo të individit me individin. Dhe ndiej se në këto raporte gjithmonë elementi i dhunës është një element tepër i qenësishëm, që mban një peshë të caktuar”, shprehet artisti.

Në peizazhe urbane a rurale, kompozime, artisti rrëfen se punët e tij janë sa politike aq edhe spirituale.

“Dhuna gjendet kudo, gjendet në mënyrën sesi flasim, sesi sillemi me të tjerët, gjendet kur dalim në rrugë, në  më nyrë n sesi kalojmë një trotuar apo sesi përshëndetemi dhe flasim me njerëzit përballë. Kështu që është një element që mua më ka shqetësuar gjithmonë dhe përpiqem ta përçoj dhe në veprën time”, thotë  më  etj.

Autoportretet dhe portretet familjare i përfshin në punët e tij në përpjekje për ta nisur analizën nga vetja.

“Është ajo që thotë Sokrati se nëse do të njohësh botën filloje nga vetvetja kështu që pikërisht këtë bëj dhe unë , përpiqem të zhbiroj tërësinë time emotive edhe konceptive. Njëkohësisht tentoj që nëpërmjet këtij akti të zbuloj edhe ambientin rrethues”, thotë  piktori.

Kryesisht akrilik në kanavacë, zgjedh një teknikë me disa shtresëzime bojërash që kërkon më tepër kohë.

“Po nëpërmjet kësaj teknike jam në gjendje të them gjëra të cilat nuk do ti thosha në një formë më të shpejt të pikturuari”, shton ai.

Cikli është realizuar përgjatë 5 viteve të fundit.

“Unë e quaj punën time një punë politike por që ka edhe elementë të tjerë që i përkasin një lloj ditari personal, elementë socialë , erotik që ndërthuren me qëndrimin politik”, shprehet ai.

Toni Milaqi ka realizuar disa ekspozita personale në Francë dhe Greqi, ndërsa mes dhjetrave ekspozitave kolektive jashtë vendit numëron disa edhe në vendin tonë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?