Një 24 vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në Angli. Mariglen Ruçi nga lagjia Uznovë e Beratit kishte përfunduar studimet në universitetin e Sporteve. Pasi nuk kishte gjetur punë, u nis në mergim për një të ardhme më të mirë. 

Trupi i të riut shqiptar u gjet i pajetë mëngjesin e ditës së hënë pas zjarrit që kishte përfshirë banesën ku ky i fundit jetonte. Sipas mediave të huaja, në banesë kultivoheshin bimë kanabisi. Për ngjarjen e ndodhur është arrestuar një 40 vjeçar i cili akuzohet si shkaktar i zjarrit. 

Burime nga të afërm të 24 vjeçarit bëjnë me dije se familja Ruçi ka dy djem që të dy të apasionuar pas sportit. Po burime të të afërmeve të familjes Ruçi bëjnë me dije se dy ditë më parë ka qenë kontakti i fundit i të riut me familjen ndërsa ditën e djeshme një nga shokët i tij ka njoftuar çfarë i ka ndodhur  24 vjeçarit i cili u gjet i pajetë për shkak të asfiksimit në banesën e tij. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
Zbulohet shkaku i vdekjes së 24 vjeçarit shqiptar në Angli, u asfiksua pasi "shtëpia e barit" mori flakë

1671031948_zjarri.JPG

24 vjeçari shqiptar, Mariglen Ruçi është gjetur i vdekur si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e barit ku ai ndodhej për të ruajtur bimët e kanabisit.

Ngjarja e ndodhur mëngjesin e së hënës ka rezultuar fatale për të riun i cili u asfiksua nga flakët që përfshintë ndërtesën ku kultivoheshin bimët e kanabisit. Trupi i tij i pajetë u gjet brenda banesës, ndërsa për ngjarjen është arrestuar një 44 vjeçarsi i akuzuar për incidentin që mund të ketë shkaktuar zjarrin.

Fqinjët kanë dhënë dëshminë e tyre mbi ngjarjen, duke e cilësuar si diçka të tmerrshme, pasi e gjithë banesa ishte përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit.