Emiljano Shullazi lë burgun
prej 20 majit është i lirë

Emiljano Shullazi lë burgun<br />prej 20 majit është i lirë
TIRANË - Prej pasdites së 20 majit Emiljano Shullazi është liruar nga burgu. Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit e Shkodrës pushoi çështjen duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, e cila kishte dhënë ndaj Shullazit dënimin me 1 vit e 4 muaj burg për  akuzën e armëmbajtjes pa leje.
 
Shullazi u lirua 4 ditë pas dhënies së vendimit nga Apeli (16 maj), pasi përfundoi masën e dënimit.

Emiliano Shullazi është një emër i njohur për drejtësinë në Shqipëri. Ai, së bashku me Helidon Harizajn, u arrestuan më 29 qershor 2012 me dy armë pa leje në një makinë të blinduar te kryqëzimi i Shëngjinit.

Gjykata e Lezhës vendosi shpalljen fajtor të Shullazit dhe Harizajt dhe dënimin e tij me 2 vite burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar në vendimin përfundimtar u vendos dënimi i tyre me 1 vit e 4 muaj.

Ky dënim u apelua në gjykatën e Apelit në Shkodër nga avokatët mbrojtës, të cilët pretendonin uljen e dënimit për dy klientët e tyre. Dy të pandehurit nuk erdhën asnjëherë në gjykatën e apelit në Shkodër edhe pse policia merrte masa sigurie, dhe pas shtyrjeve të disata të seancës, avokatët hoqën dorë.

Shullazi ishte arrestuar edhe disa muaj më parë prej arrestimit të fundit, por gjykata e Tiranës e shpalli "të pafajshëm" për "armëmbajtje pa leje". Edhe pse policia kishte shënuar se pistoletën e kishte Shullazi, ata ndryshuan dëshminë e tyre.

Në vitin 2009, Shullazi u arrestua për trafikim të lëndëve narkotike. Emri i tij u shfaq edhe në fushatën për zgjedhjet lokale, kur u angazhua në krah të kandidatëve të mazhorancës, duke sulmuar kandidatët e opozitës në Tiranë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim