Emiljano Vila lë Skënderbeun për Korfuzin në Greqi

Emiljano Vila lë Skënderbeun për Korfuzin në Greqi

Emiljano Vila

Ashtu siç u përfol disa ditë më parë, e ardhmja e mesfushorit të Skënderbeut, Emiliano Vila, do të vazhdojë në kampionatin grek, duke qenë se ditën e sotme ai është prezantuar me skuadrën e Korfuzit, që këtë sezon do të luajë në Ligën e Dytë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit në “Facebook” dhe kështu, Vila është një tjetër futbollist që braktis korçarët në këtë merkato, pasi më parë kanë ikur dhe shumë të tjerë. I fundit që firmosi në kampionatin grek nga Skënderbeu, ishte Suad Sahiti me skuadrën e AEL Larisës.

Korfuzi njofton se ka blerë futbollistin Emiliano Vila. 30-vjeçari që ka qenë pjesë e Skënderbeut së fundmi, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me skuadrën tonë.

Më parë, ai ka qenë pjesë e Partizanit, Inter Bakus dhe Dinamo Zagrebit, ndërkohë që ka veshur edhe fanellën e kombëtares shqiptare. I urojmë një fillim të mbarë dhe sa më shumë suksese.

Shkruhej në njoftimin e klubit grek

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë