ABOU DHABI - Emiratet e Bashkuara Arabe, monarki e pasur në naftë e Gjirit Persik, miratuan një ligj të rreptë antiterrorist, njoftuan sot disa burime zyrtare nën kontekstin e rritjes së dhunës nga grupet radikale islamike.
"Presidenti Cheikh Khalifa Ben Zayed Al Nahyane miratoi ligjin federal numër shtatë të vitit 2014 mbi krimet terroriste", raportoi agjencia zyrtare WAM pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e tekstit.
Sipas gazetarëve, ligji parashikon dënimin me vdekje, si dhe dënime të rënda me burgim dhe gjobitje që arrijnë deri në 100 milionë dirham (27 milionë dollarë) për autorët e veprimeve terroriste.
"Ligji thekson se personat e shpallur të fajshëm për një sulm ose kërcënim kundrejt krerëve të vendit, si dhe kreut të shtetit, komplot kundër shtetit ose krijimin e një grupi terrorist do të dënohen me burgim të përjetshëm ose me vdekje", sipas të përditshmes Khaleej Times.
Individët e implikuar në veprimet terroriste apo planifikimin e tyre në vende të tjera do të përballen me të njëjtat dënime./ATSH/
/Shqiptarja.com