Emiratet e Bashkuara Arabe nisin vaksinimin anti-COVID

Emiratet e Bashkuara Arabe nisin vaksinimin anti-COVID

Foto ilustruese e vaksinës nga kompania kineze Sinopharm

Emiratet e Bashkuara Arabe nisën të hënën programin publik të vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19, duke përdorur injeksionin e bërë nga gjiganti kinez i ilaçeve, Sinopharm.

Programi nisi në kryeqytetin Abu Dabi, ku së paku 45 spitale dhe klinika janë duke marrë pjesë.

Banorët në kryeqytet mund të rezervojnë falas takimin për vaksinë, përmes shërbimeve lokale shëndetësore.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar mbi 186,000 raste me COVID-19.

Prej tyre, 618 pacientë kanë vdekur.

Emiratet e Bashkuara janë vendi i parë i cili përdor vaksinën kinezë nga Sinopharm por jo i pari i cili përdor një vaksinë anti-COVID. Shteti i parë i cili ka aporvuar një vaksinë kovidiane, konkretisht vaksinën Pfizer është Anglia. Pas Anglisë duket sikur edhe vende të tjera janë bindur për efektshmërinë e vaksinës si Kanadaja, e së fundmi SHBA.

Pritet që së shpejti vakisna Pfizer të shpërndahet në shumicën e vendeve të botës, por sigurisht do të ketë gjithmonë nga ata si Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat do të zgjedhin vaksina alternative anti-COVID.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja