Për 21 vite është diskutuar për simbolizëm, presidenti Trump mendoi se ishte koha e duhur për të krijuar një bashkëpunim ekonomik mes palëve, në mënyrë të atillë që ta bëhet kalimi nga ekonomia tek normalizimi i marrëdhënieve të punës.
Është shprehur kështu emisari Special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në një intervistë për mediat amerikane .
Duke vënë theksin tek njohja reciproke e Kosovës me Izraelin dhe zhvendosja e ambasadës serbe në Jeruzalem , Grenell e quajti atë një sukses të madh të administratës Trump.
“ Serbia do të zhvendosë ambasadën e tij në Jerusalem dhe Kosova de Izraeli do të njohin njëri-tjetrin dhe kjo po e orienton të gjithë rajonin drejt Perëndimit, duke i larguar ata nga influenca ruse dhe kineze. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme për Donald Trump”.
Diplomati amerikan po ashtu ka thënë se pika ku flitet për Liqenin e Ujmanit ka të bëjë me studimin e fizibilitetit nga qeveria amerikane për të parë mundësitë e shfrytëzimit të ujit për qëllime energjetike.
“Dy shtetet janë pajtuar që t’i zgjerojnë burimet e tyre të energjisë që do të thotë se për Serbinë është shumë e rëndësishme pasi 100 për qind e energjisë së saj vjen nga Rusia dhe ata janë pajtuar që ta zgjerojnë burimin e tyre të energjisë që do të thotë të largohet nga Rusia”
Ndërkohë që edhe në faqen zyrtare të ambasadës amerikane është theksuar rëndësia e marrëveshjes së arritur në Washington, qoftë për rajonin apo edhe më gjerë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.2%
-
Jo
63.3%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 592
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
Basha takon Grenell para ceremonisë presidenciale: Kam besim se Trump dhe ekipi i tij do ta avancojnë çështjen shqiptare, tendenca destabilizuese nga Rusia
20 Janar, 15:12
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20
-
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Grenell: Të tensionuara prej Kurtit! Prej 35 vitesh, raporte të shkëlqyera me Rugovën, Thaçin dhe Hotin
7 Janar, 16:07
-
SHBA/ Trump zgjedh Richard Grenell si të dërguar për misione të posaçme ndërkombëtare
15 Dhjetor 2024, 07:23
-
Frrok Çupi: S’kemi edhe aq të drejtë për mburrje nacionale
12 Dhjetor 2024, 15:37
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor 2024, 16:11
-
Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet të takojë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor
27 Nëntor 2024, 17:03
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor 2024, 10:20
-
Kush është Marco Rubio? I besuari i Trump për sekretar shteti që spostoi Grenell! Me qasje pro Kosovës, në 2011 deklaroi: Serbët donin të kryenin spastrim etnik
13 Nëntor 2024, 12:47
-
Marco Rubio, emri që Donald Trump ka menduar si sekretarin amerikan të shtetit
12 Nëntor 2024, 08:50