Emisioni 112/ Policia kap në befasi shpërndarësin e drogës në disa qytete të vendit

Pas filmimeve që treguan se si u realizua Operacioni kombëtar “Tempulli” në Tiranë, emisioni 112 sjell plane të tjera të këtij megaoperacioni në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Uniformat blu të mbështetur edhe nga strukturat e tjera të policisë së shtetit kanë ekzekutuar urdhër-ndalimet e lëshuara nga prokuroritë në Korçë, Kukës, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë, Lezhë, Gjirokastër, Dibër.

Në episodin e radhës, tregojmë ndërhyrjet e befasishme të policisë në ambiente banimi dhe biznesi ku të dyshuarit janë kapur në flagrancë me sasi të ndryshme droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla.

Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe aparate celularë, makina, armë, para dhe mjete që përdoreshin për peshimin e drogës.

OPERACIONI KOMBËTAR “TEMPULLI”

Fokusi: Goditja e shpërndarjes së drogës në afërsi të shkollave, por edhe ambienteve të tjera.

•Në total janë lëshuar 296 masa sigurie arrest në burg dhe janë kontrolluar 356 ambiente të ndryshme.

•Janë ekzekutuar 214 masa sigurie arrest me burg, 19 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 82 persona janë shpallur në kërkim.

•Një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora.

•Gjatë këtij operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike si kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, vlera monetare të konsiderueshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:52
Emisioni 112/ ‘Në rast rreziku, do të na vijnë në ndihmë’, Porositë për operacionin ‘Tempulli’ në Kukës (VIDEO)

 

Edhe në Kukës si në çdo qytet tjetër operacioni “Tempulli” nisi në orën 05:00.

Në krye të herës, forcat e policisë morën udhëzimet për mënyrën e ndërhyrjes. Në rastet kur personi apo personat ishin me rrezikshmëri të lartë do të kishin në krah edhe FNSH-në.

Ora 21:51
Emisioni 112/ Arrestimet nga megaoperacioni ‘Tempulli’, shpërndarësi mbante armën tek koka e krevatit (VIDEO)

 

Gjatë kontrolle në banesa janë gjetur edhe armë zjarri. Në jo pak raste arma mbahej në sirtarët e komodinave pranë krevatit, madje e mbushur. Operacionalja u përball me të tilla situata në Vlorë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Metën: Nëndetsja 105 do rrijë në Shqipëri, nuk kthehet më në bazë, në Shën Peterburg!

Kulluri ironizon Metën: Nëndetsja 105 do rrijë në Shqipëri, nuk kthehet më në bazë, në Shën Peterburg!