Nesër Kuvend/ Opozita ‘frymëzohet’ nga Rai3: Duam mocion me debat! Xhafaj në krye të ‘antikorrupsionit’, Bardhi: Është subjekt i ligjit ‘antimafia’

E frymëzuar nga emisioni “Report” në Rai3, opozita të enjten do të zhvillojë një aksion paralel jashtë dhe brenda Kuvendit, ku do të kërkojë debat për këtë çështje.

‘Të hënë grupi parlamentar i PD ka depozituar një kërkesë për mocion me debat mbi lidhjet e politikës me krimit. 2013-2017 grupi ynë denoncoi individë me rekorde kriminal ë me mbështetjen e Ramës dhe PS ia kishin dalë të penetronin në nivelet më të larta të shtetit duke u zgjedhur deputetë apo kryetarë bashkie.

Si rezultat i qëndrimit të grupit të PD, edhe pse në mënyrë të vijueshme Rama i konsideronte baltë qëndrimet tona, Kuvendi miratoi ligjin unik në botë që garantonte integritetin për personat që ushtronin funksione publike. Ekzaktësisht njëlloj si sot Rama tallej me denoncimet e opozitës apo mediave ndërkombëtare, madje tha se me zor priste hyrjen në fuqi të ligjit për të identifikuar kriminelët sepse opozita sipas tij gënjente. E vërteta është se Rama kishte hapur dyert për persona me rekorde kriminale.’- tha Bardhi.

Të enjten në Kuvend, do të kalojnë edhe emrat e anëtarëve të Komisionit Anti-Korrupsioni që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Në projekt-vendim, maxhoranca ka vendosur edhe emrat që i takon të jenë anëtarë nga radhët e opozitës, por Bardhi thotë se nuk ka kthim nga rruga e bojkotit.

‘Fatmir Xhafaj është subjekt i ligjit anti-mafia. Si mund të marrim pjesë në një komision ku synohet që të caktohen si prioritet bashkëqeverisja me Pëllumb Gjokat dhe grupet kriminale në gjithë Shqipërinë. A mund të ndodhë kjo?

Bardhi nuk ka dërguar emra as për Komisionin kundër Dezinformimit që do të drejtohet nga Erion Braçe, por në këtë komision opozita nuk do të jetë e pa përfaqësuar pasi Fatmir Mediu dhe Mesila Doda i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të qenë pjesë e këtij komisioni

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bardhoshi: 05/06/2024 16:23

    O Bardha po ti ke mbi kurriz nje vrasje flet per kriminele, filloi gjerat nga vetja njehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër