Macron pritet me ceremoni shtetërore! Begaj: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë për integrimin në BE! Të dënohet sulmi në veri të Kosovës

TIRANË- Në ditën e dytë të vizitës në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron u prit me ceremoni shtetërore nga homologu Bajram Begaj. Macron mbërriti në ambientet e Presidencës rreth orës 08:30 dhe bashkë me Begajn parakaluan para truprojës së nderit, ndërsa u interpretuan edhe himnet e dy vendeve. Macron nënshkroi në librin e të ftuarve dhe më pas ceremonia u pasua nga fotoja zyrtare. Më pas dy presidentët zhvilluan një takim ‘kokë më kokë’.

Kjo vizitë është një ngjarje historike në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, pasi është vizita e parë zyrtare e një Presidenti të Francës në Shqipëri. Përgjatë takimit Begaj nënvizoi se kjo vizitë demonstron interesin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në drejtim të paqes, sigurisë, dhe zhvillimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e bisedimeve me Presidentin Macron ishin edhe integrimi evropian i Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon. Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen, për mbështetjen e vyer që Franca dhe Presidenti Macron i kanë dhënë e i japin procesit të zgjerimit dhe të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit. Ai gjithashtu vlerësoi iniciativën e ndërmarrë një vit më parë nga Presidenti Macron, për lançimin e Komunitetit Politik Evropian, si një iniciativë që i jep më shumë mundësi Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate në Bashkimin Evropian, të kenë më shumë akses në projektet e BE-së, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve universitare dhe studentore.

Presidenti Begaj falenderoi gjithashtu Presidentin Macron, për kontributin në mbështetje të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes planit të quajtur franko-gjerman, duke nënvizuar nevojën e mbështetjes së mëtejshme të këtij dialogu, por edhe të nevojës së dënimit dhe të çkurajimit të akteve të dhunës dhe të provokimeve në komunat e Veriut të Kosovës. 

“Kosova është vend sovran dhe i pavarur, dhe akte terroriste si ajo e Banjskës në Zveçan (24 shtator 2023), janë të papranueshme e të dënueshme për sigurinë e saj, por edhe të rajonit e të mbarë kontinentit evropian.”

Presidenti Begaj vlerësoi se pesë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik midis dy vendeve, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike.

Presidenti Begaj shprehu kënaqësinë e tij se përtej marrëdhënieve të konsoliduara kulturore midis dy vendeve, interesi i madh i kompanive franceze, veçanërisht në fushën e energjisë së rinovueshme, por jo vetëm, po i çon marrëdhëniet në një nivel tjetër, edhe më të lartë. 

“Jam besimplotë që projektet e parqeve fotovoltaike në Karavasta dhe Spitallë, do të ndiqen edhe nga projekte të tjera të mëdha nga investitorët francezë,” – tha në një mesazh të shpërndarë për mediat Presidenti Begaj.

Macron mbërriti në Tiranë një ditë më parë dhe e nisi vizitën e parë zyrtare me një ceremoni në Pallatin e Brigadave ku i ka dorëzuar shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.

    Lajm ne përditësim...

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 08:34
    Macron në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj

     

    Presidenti francez Emmanuel Macron është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti Bajram Begaj. Prej ditës së djeshme, Macron ndodhet në Tiranë, në vizitën e parë të një presidenti francez në Shqipëri.

    SI.E./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Iris: 18/10/2023 01:42

      Perse presidenti jone duhet te mbante cadren per te dy si sherbetor,nuk kishte presidenca nje ose dy persona sherbimi per kete pune.?! Perse krijojme pa dashje impresionin e nje vendi te vogel e vasal?!

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qene per ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

    Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave