Ismael Saibari është ylli i momentit te Maroku, por teksa ai shkëlqen një person e përjeton shumë më shumë se të tjerët. Bëhet fjalë për nëën e sulmuesit, e cila nuk i mbajti dot lotët në stadiumin Estadio Monterrey në Guadalupe.
Djali i saj shënoi penalltinë që e dërgoi Marokun në raundin e 16-tave dhe e dënoi Holandën me eliminimin nga Kupa e Botës me një diferencë prej 3-2, pasi ndeshja përfundoi 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë.
Sulmuesi maroken më pas e hoqi bluzën dhe u përqafua nga shokët e tij të ekipit përpara se të shkonte të takonte nënën e tij me sy të përlotur në tribuna.
Falë paraqitjeve të bëra në Botëror, por edhe ecurisë pozitive ndër vite, këtë verë Saibari arriti të transferohej të Bayern Munich, teksa gjermanët kanë paguar 55 milionë euro për kartonin e marokenit.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente





