Eno Peçi është një nga balerinët shqiptarë që ka spikatur me talentin e tij që në moshën 16-vjeçare. Pas suksesit që ka spikatur në Vjenë kur ishte pjesë e trupës shtetërore të Baletit të Operës së Vjenës, Eno u rikthye në Tiranë vitin e shkuar për të marrë drejtimin e Operës por më pas dha dorëheqjen.
Ditën e sotme primo-balerini shqiptar ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku shihet duke kërcyer përpara fëmijëve të tij. Ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga e ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, balrini shihet mjaft i lumtur teksa performon në zonën e “Resë” në Tiranë. Në fund fëmijët e duartrokasin, të kënaqur nga performanca e të atit.