Festivali i dancit bashkëkohor, 4 performanca speciale në skenë! Eno Peçi rrëfen rikthimin, Muçollari dhe ‘Tokja’ tregojnë punën e Preljocaj me TKOB

Festivali Ndërkombëtar i Dancit Bashkëkohor, solli në vendlindje emrat më të mirë të baletit të njohur në arenën ndërkombëtare.

“Ishte hera e parë që zhvillohej në Shqipëri një Festival për dancin bashkëkohor,  e pranova ftesën me kënaqësi, madje mund të them se më gëzoi shumë”, thotë koreografi e balerini Eno Peçi

Mbrëmjen e së premtes, mes 4 numrash Eno Peçi vë në skenë dy pjesë bashkëkohore. Në performimin e “Zeitraum” vihen përballë bota reale e ajo virtuale, për të nxjerrë në pah izolimin që sjell teknologjia.

“U mundova të dërgoja disa imazhe të ndryshme nëpërmjet pjesës, ku mjeti ishin kufjet dhe shpresoj që publiku ta ketë pëlqyer dhe të jetë inspiruar “, shton më tej  Peçi.

Mandej ai performon në “Optusin” e tij, ku rrëfen përmes gjuhës së trupit, një histori të përfunduar dashurie.

“Ka të bëjë me një lidhje që prej shumë kohësh ka mbaruar pa zënka pa mërira, si punë e asaj flakës që shuhet vetë...”, tregon Peci.

“Winds and Waltzes” erdhi në skenën e Operas me koreografi të Gentian Dodës dhe Dimo Milev.

“Ishim katër koreografë të ndryshëm, ku edhe mënyra e prezantimit është ndryshe, dhe kjo ëhstë diçka shumë e veçantë dhe për publikun, sepse në fund të fundit vjen si edukim ose kulturë , për të cilat çdo njeri ka nevojë”, thotë koreografi.

Ndërsa 5 balerinë të “Operas”  performuan koreografinë e Angelin Preljocaj ‘Ghost’.

“Është bërë një punë intensive me Preljocajn  prej një muaji bashkë me asisteten e tij Natalinë të cilën duhet ta falënderoj sepse ka qenë shumë kërkuese që ne katër gocat dhe Tokja arritëm këtë perfeksion sot në TKOB”, thotë solistja e parë e baletit në TKOB, Adela Muçollari.

Është baleti i pestë i Preljocaj për solistët e Operas, të cilët  nuk e fshehin entuziazmin për Festivalin, e as për ballafaqimin me dinjitet me kolegët që vijnë nga jashtë.

“Është një frymë që mungon... Është diçka shumë e madhe të sjellësh koreografët shqiptar në vendlindje. Kjo është shtëpia e tyre jo vetëm e jona dhe besoj se është një festival që i mungon jo vetëm Tiranës, dhe do doja të të shpërndahej në të gjithë Shqipërinë”, thotë solisti i parë i Baletit në TKOB Eltion Merja.

E premtja e risjell magjinë e kësaj mbrëmje, për të finalizuar rrugëtimin e edicionit të parë të këtij Festivali, të mbajtur nga ‘Harabel’.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar