Emocionuese! Artistët austriakë luajnë valsin arbëresh në kishën shekullore në Rubik

Kisha 9 shekullore e Shelbuemit në Rubik u pushtua nga tingujt e kitarës, duke mahnitur artdashësit.

Dy artistët e talentuar austriakë Florian Palier dhe Melanie Hosp luajtën pjesë të muzikë klasike dhe moderne. Me shumë ndjeshmëri, ata performuan dhe Valsin Arbëresh nga kompozitori Vaso Tole.

“Përshtypja ime e pare ishte fakti qe këtu ka shume njerëz miqësor. Gjithashtu ju keni vend shumë të bukur, më pëlqen vërtetë ky vend. Sonte sjellim një miks të stileve të ndryshme, muzikë spanjolle, muzikë argjentinase, kemi dhe muzike nga Australia me kolegun tim Florian dhe gjithashtu do luajmë një vals shqiptar”, shprehet kitaristja Melanie Hosp.

“Unë kam qenë në Shqipëri edhe para 3 viteve dhe më ka pëlqyer shumë, jam impresionuar nga shumë gjëra si kultura, njerëzit, organizuesit e një festivali të mirë në Shqipëri siç është festivali i kitarës dhe isha shumë i lumtur të vija përsëri këtu, veçanërisht në këtë vend, në këtë kishë që është fantastike”, shprehet Florian Palier, kitarist.

Artistët austriak janë pjese e një grupi të madh kitaristësh që vijnë në Shqipëri për Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës, organizuar nga Denis Bizhga.

Përpos Rubikut, artistët jo vetëm nga Austria por dhe nga Italia, Spanja, Holanda, Gjermania e Rusia do t’i shpërndajnë tingujt e kitarës përgjatë qershorit në disa qytete të vendit, si Berat, Shkodër e Tiranë.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?