‘Punën e kemi të sigurt’, të rinjtë zgjedhin shkollën e mesme profesionale të Rubikut, me eksperiencë 55-vjeçare

Arsimi profesional po merr gjithnjë e më shumë vemendjen e të rinjve, si mënyra më e mire për të patur një punë të sigurt. Këtë e dëshmojnë Ergiti dhe Edvini, nxënës të vitit të parë në shkollën e mesme profesionale të Rubikut. I gjejmë në servisin e makinave, që në fakt është laborator i shkollës, duke riparuar një defekt në automjet. Të dy flasim me pasion për zanatin që kanë zgjedhur.

“Arsimin profesional e kam zgjedhur për të marrë një zanat të mirë, për të gjetur punë shpejt. Shkolla ku mësoj është e mire dhe pa pagesë. Nuk është e vështirë sepse mësuesit na e bëjnë shumë të lehtë përmes praktikës. Kur të mbaroj shkollën, punën e kam gati”. tha Ergit Kolthi.

“Kam ardhur këtu kur mbarova 9-vjecaren diskutova me familjen dhe zgjodhëm shkollën e Rubikut. Kam gjetur profesor shumë të mirë. Diploma njihet në Shqipëri dhe jashtë vendit”, u shpreh Edvin Dedaj.

Me një eksperince, 55-vjeçare, shkolla e mesme profesionale e Rubikut në Bashkinë e Mirditës është ndër më të mirat në vend dhe ofron jo vetem mësim por edhe akomodim në konvikt. E pasur me laboratore moderne, nxënësit kanë mundësi të ndjekim një prej 4 drejtimeve.

“Shkolla industriale Rubik që sot është shkollë profesionale i ka fillesat në vitin 1969. Deri në vitet ’90 ka përgatit specialiste të industrisë nxjerrjese e përpunuese. Ndërsa nga pas viteve ’90 ndryshoi tregu i punës dhe shkolla zevendesoi specialitet. Sot përgatisim nxënësit në degët, mekanikë, elektrikë, hidroteknike dhe informatikë”, shprehet Nikoll Gjikola, drejtori i shkollës profesionale, Rubik.

Gjikola thotë se aktualisht ka interes për degët hidroteknike dhe mekanikë, por u bën thirrje nxënësve të klasave të 9-të jo vetëm të Mirditës por dhe bashkive fqinje të zgjedhin edhe informatikën apo elektriken, pasi janë një mundësi e mirë për punësim si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

“Aktualsht interes më të lartë ka për hidroteknike dhe mekanike. Ne kërkojmë që nxënësit e klasave të 9-të të zgjedhin arsimin profesional, pasi punën e kanë të sigurt. Vijnë nga zona verilindore, Kukësi, Hasi, Puka, Burreli, Lezha, Laci dhe Mirdita”. Kosto ekonomike është zero. Inxhinierët që japin mësim këtu kanë eksperience të gjatë pune. Kemi dy laboratore shumë të mirë. Pozicioni gjeografik është i favorshëm, pasi shkolla gjendet pranë Rrugës së Kombit”, u shpreh ai.

Krahas konviktit me kushte bashkohore në shkollen e mesme profesionale të Rubikut mundësohen edhe bursa për nxënësit.

 

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!