Emocionuese,binjaket shkëmbejnë
puthje brenda barkut të nënës

Emocionuese,binjaket shkëmbejnë<br />puthje brenda barkut të nënës
Të gjithë prindërit emocionohen ndërsa shohin në eko fëmijët e tyre të cilët janë duke ardhur në jetë.

Por një cift në Pensilvani  përjetojnë një moment shumë prekës dhe emocionues.

Ata shohin sesi binjakët e tyre puthen brenda barkut të nënës. Carissa Gill është 25 javëshe , e së bashku me të dashurin u ndien vërtetë të lumtur teksa shihnin në foto dy vajzat e tyre të cilat tregonin dashurinë mes tyre. Ato qëndronin pranë njëra- tjetrës,  ndërsa ndajnë edhe një puthje.

“Shtatëzania është një moment shumë i bukur në jetë, sidomos kur sheh momente të tilla” u shpreh Carissa.

Carissa dhe Randy tashmë i kanë vendosur tashmë emrat për binjaket e tyre Isabella dhe Callie.

“Isabela i dha një puthje Callie” shkroi në foto Carsissa. Ndërsa në një tjetër foto nëna e ardhshme shkruan: “Ishte e vështirë të mos ndihesha kaq mirënjohëse në këtë moment. Ndihem e bekuar dhe mezi pres të takohem me dy princeshat e mia”.

[gallery]21770[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament