19 korriku ishte një ditë historike për Shqipërinë me çeljen e negociatave dhe një fillimi të ri pranë 'katedrës' evropiane.

Nga Brukseli, aty ku u zhvillua edhe bisedimet, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me flamurin i shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Bashkimit Evropian valëviten sëbashku.

'MIRËMËNGJES                                  

me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës'- shkroi kryeministri

Foto e publikuar nga Rama në Facebook 

konferencën e parë ndërqeveritare me vendet anëtare, mbajtur në Bruksel, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian është fati i shqiptarëve, teksa këtë moment, e cilësoi fillimin për transformimin e vendit. Hapjen e negociatave e quan tërësisht të merituar, e për ta vërtetuar këtë, bëri një paralelizëm mes drejtësisë së vjetër e asaj të re. Komisioneri për Politikën e jashtme në Bashkimin Evropian, Joseph Borrel tha se me Shqipërinë, Europa do të plotësojë vetveten.