Klubi Brazilian ndonëse u prek nga tragjedia e 29 nëntorit në rrëzimin e avionit, gjatë rrugës për në finale, nuk ka humbur ende.
Ekipi i cili është aktualisht kampion i Kupës Sudamerikane, Independiente Santa Fe, i ka dhuruar trofeun e fituar prej tyre në edicionin e shkuar duke treguar një shenjë të madhe solidarizimi.
Së bashku me kupën, ekipit Brazilian i është dorëzuar edhe një fanallë e një njërit prej lojtarëve të Chapecoenses, Kemper, e cila u gjend pranë vendit ku ndodhi aksidenti fatal.
Kjo kupë, në të vërtetë është një imitim i origjinalit pas ky i fundit i dorëzohet gjithmonë federatës përkatëse. Po kështu edhe ekipi i Atletico Nacional, i cili është finalisti i kupës së këtij sezoni i ka kërkuar FIFAS që trofeu t’i akordohet atyre në nder të gjithë personave që humbën jetën.
Dëshira për të kontribuar nuk ka munguar as nga ana e Federatës Argjentinase që përtej rivalitetit që dihet kundrejt asaj Braziliane, është shprehur se do jetë e gatshme të huazojë lojtarë të ndryshëm në rimëkëmbjen e Klubit Brazilian.
Supriza ka ardhur nga ylli i futbollit botëror, tashmë pranë largimit, Ronaldinjo i cili ka deklaruar se do të jetë i gatshëm për të luajtur për Chapecoensen. Atij i është bashkuar edhe legjenda argjentinase, tashmë në moshën 38-vjeçare, Juan Roman Riquelme.
Të dy ikonat që i kanë dhënë shumë këtij sporti, kanë shtyrë “varjen e këpucëve në gozhdë”, për t’i ardhur në ndihmë klubit të cilët i mbetën vetëm 3 futbollistë. Këto zhvillime të reja nuk e fshijnë dot dhimbjen e 76 jetëve të humbura por ama mbushin zemrën e çdo dashamirësi të futbollit dhe sportit në tërësi.
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com