Emra sigurimsash në Bunk'Art2
'Filip X' 91 spiunime në muaj

Emra sigurimsash në Bunk'Art2<br />'Filip X' 91 spiunime në muaj
Disa nga dokumentet origjinale që ndodhen në korridorin e dytë të Bunk'Art 2 kanë tërhequr vëmendjen  e vizitorëve.
 
Këto dokumente zbulojnë të gjithë makinacionin e Sigurimin e Shtetit për ndjekur dhe goditur viktimat dhe disa nga personat që i kanë shërbyer këtij institucioni famëkeq të diktaturës.
 
Janë listat për të dhënat e disa bashkëpunëtorëve të sigurimit, ku shënohet edhe numri i raportimeve për secilin, ndërsa disa prej këtyre bashkëpunëtoreve kanë bërë 10, 15 apo deri në tridhjetë raportime, të bën përshtypje një nga bashkëpunëtorët e sigurimit, Filip X, që ka bërë 91 raportime.
 
Të stimuluar me pagesë sipas numrit të raportimeve, këta punonjës të zellshëm si Filip X kanë shkaktuar fatkeqësinë e përndjekjes në qindra e mijëra familje shqiptare.
 
Shumica e dokumenteve kanë emra konkretë të atyre që po survejohen dhe akuza nga më monstruozet.
 
Përmes tyre për herë të parë dalin në dritë fakte të panjohura dhe tronditëse për gjithë historinë e dhunës, torturave, internimeve, burgosjeve të të atyre që u mori jetën regjimi komunist, falë këtyre bashkëpunëtore të zellshëm që shihni në listë.
 
Të interesuar për tu paguar më shumë ka të ngjarë që këta bashkëpunëtorë të bënin edhe raportime të rreme. Kush të kenë qenë 91 të spiunuarit nga bashkëpunëtori më i zellshëm Filip x në këtë procesverbal të sigurimit të shtetit.

[gallery]19802[/gallery]

dy.b/shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull