EMRAT/ Çmontohet organizata ekstrakomunitare e trafikut të kokainës në Itali, 18 të akuzuar! 6 në pranga, mes të arrestuarve dhe 2 shqiptarë, i tradhtuan përgjimet

EMRAT/ Çmontohet organizata ekstrakomunitare e trafikut të kokainës në Itali, 18 të akuzuar! 6 në pranga, mes të arrestuarve dhe 2 shqiptarë, i tradhtuan përgjimet

Moment nga operacioni 'Longbridge' në Itali

Pistoia- Dy arrestime të reja në kuadër të hetimit për kokainë në Pistoia të Italisë, i nisur që nga viti i kaluar (2023) në operacionin “Longbridge”.

Një grup me 18 persona janë të akuzuar në total, teksa dy të fundit i bashkohen dosjes dhe pjesa më e madhe janë nën hetim, kurse 6 në paraburgim. Dy të arrestuarit në fundjavë (7 Shtator) janë një shqiptar dhe një italian.

Zv/prokurori Leonardo De Gaudio po drejton hetimet, teksa mediat raportuan se u çmontua një rrjet i gjerë kokaine, që kishte si bazë shpërndarjen në Pistoia.

Dy arrestimet u zhvilluan në Pistoia dhe Santa Croce sull'Arno. Hetuesit kishin disa kohë në gjurmët e dy shpërndarësve dhe falë aktivitetit të gjerë të përgjimit telefonik, u bë sigurimi i provave bazë, zbërthimi i rrjetit dhe i kontakteve.

Policia sqaroi se italiani i arrestuar mbante gjysmë kilogrami kokainë, kurse shqiptari 1 kg hashash. Të dy po i nënshtrohen hetimeve dhe masës së sigurisë.

Ndërkohë paraditen e djeshme, (8 Shtator) në burgun e Pratos janë marrë në pyetje 5 nga të arrestuarit. Të gjithë shfrytëzonin të drejtën për të mos u përgjigjur, shkruan "La Nazione".

Ata janë: Rinald Shega, 42 vjeç, shqiptar, Elmehdi Jarmouni, 31 vjeç, maroken, Mihai Constantin Ungueranu, 35 vjeç, rumun, Marco Ciapetti, 56 vjec, italian dhe Rexhep Muntean (alias Rexhep Hysaj), 40 vjeç, shqiptar.

Hetimi “Longbridge” nisi një vit më parë, në korrik 2023 deri në janar të këtij viti, me qindra përgjime telefonike dhe mjedisore, kurse italiani dhe shqiptari janë dy të ndaluarit e fundit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën