Këshilli Bashkiak miratoi pas dy orë diskutimesh këtë të mërkurë, rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 31 vota.

Dy vota ishin të këshilltarëve të LSI, Agim Kraja dhe Genta Mezini, ndërsa 11 këshilltarët e tjerë të kësaj force politike nuk morën pjesë në mbledhje. 

Agim Kraja, biznesmen, ish-këshilltar i Lëvizjes së Legalitetit deklaroi votën e tij në Këshilli kur theksoi se investimet në ujësjellës ishin të domosdoshme. 

Ndërsa Genta Mezini mori pjesë në këtë mbledhje për herë të parë, pasi zuri vendin e kryetares së LRI, Floida Kërpacit e cila u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com