'Verifikuam emrat e 4 shqiptarëve...' Agjencia italiane private e investigimit nën hetim kishte akses dhe në databazën e policisë shqiptare! Ja kush ishte polici shqiptar ndërmjetës

Milano- Si Italia dhe Shqipëria janë të detyruara të pranojnë se baza e të dhënave të policive të tyre është e depërtueshme nga agjencia private e investigimit “Equalize” në Itali që i përket presidentit të fondacionit Fiera Milano, Enrico Pazzali dhe që administrohej nga ish-superpolici Carmine Gallo.

Bëhet fjalë për agjencinë e cila kishte arritur të kishte akses, në databaza kryesore italiane duke perfshire këtu Policine, Drejtorine e Tatimeve si dhe politikane te ndryshem. Madje kjo agjenci ka hackeruar edhe emailin e Presidentit të Republikës Sergio Mattarella.

Depërtimi në sistemin e databazës në Shqipëri vërtetohet edhe sipas disa nga përgjimet më të fundit: ato, që datojnë pak para arrestimit të Gallos, midis tij dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij më operativ, ish-policit shqiptar 50-vjeçar Artimond Jaupaj, banues afër Vareses.

Corriere della Sera ka publikuar përgjimet mes Gallos dhe Jaupajt.

Në vitin 2022, ishte Jaupaj ai që drejtoi «6-7 pjesëtarë në dy skuadra» të angazhuar për të ndjekur dhe përgjuar në mënyrë të paligjshme në restorant bankierin e Jp Morgan, Alessandro Gatto.

Dhe është sërish ai personi me të cilin, më 11 shtator të kaluar, Gallo ndan një email me «emrat e 4 shqiptarëve:

“Mund të më thuash nëse kanë lidhje me krimin e organizuar shqiptar?».

 «Sigurisht — thotë Jaupaj —, shumë mirë, tani do t’ia dërgoj kontakteve të mia në Shqipëri, do t’i them “a mund të bëni një verifikim për këta emra?”,  Ata hyjnë në sistem (…) ku shfaqet gjithçka që kanë pasur në...».

Gallo falënderon dhe e bën të qartë se do ta paguajë shërbimin,

«Pastaj unë dhe ti do të jemi në rregull, mirë?».

Një bisedë «veçanërisht interesante» — raportojnë karabinierët e Vareses te prokurori Francesco De Tommasi — për të bërë të kuptueshme «mundësitë e nxjerrjes së të dhënave nga bazat e të dhënave të policisë në Shqipëri».

Rezulton se ish polici Artimond Kaupaj kishte nje agjencia investigative afër Milanos.

Pak ditë më parë La repubblica ka raportuar se Hackerat kanë arritur të depërtojnë në informacione sekrete të policisë, informacione politike, si dhe tek informacionet qe lidheshin me dosjet penale të qytetarëve, me qëllim shantazhimin.

Autoritetet Italiane kane deklaruar se autor të këtij sulmi kibernetik kanë qenë Enrico Pazzali, ish polici Carmine Gallo dhe Nunzio Calamucci. Për më tepër ky i fundit, thuhet se ka qenë anëtar i grupit të hakerave Anonymous dhe sipas mediave italiane grupi kishte te dhenat kofidenciale te me shume se 800 mije rasteve ne Itali. 

 

Agjensia investigative e Artimond Kaupaj

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Emigrantët kthehen për Vitin e Ri, fluks në Qafë-Thanë! Pritje deri në 40 minuta, punohet me 4 sportele

Emigrantët kthehen për Vitin e Ri, fluks në Qafë-Thanë! Pritje deri në 40 minuta, punohet me 4 sportele