Me kompaninë ‘Investcorp’ në horizont Milan ka nisur të bëjë llogaritë për merkaton e verës, që premton të jetë mëse e zjarrtë nëse lajmet për ndërrimin e pronësisë konfirmohen.
Pas emrit të Asensio-s dhe Leëandoskit një tjetër futbollist në nivele të larta si Mahrez përmendet për të kaluar sezonin e ardhshëm te Milani. Për algjerianin mund të jetë një okazion, pasi qershorin e ardhshëm del me parametra zero dhe për këtë arsye Milan mund ta mbyllë marrëveshjen për 40 mln euro.
Gjithsesi e keqja në këtë mes janë edhe skuadrat e tjera. ‘Footmercato’ shkruan se përveç ‘djallit’ të interesuar për futbollistin janë Real Madrid, Barcelona dhe Paris SG.
Sa i përket Milanit prej ditësh flitet se mund të ndryshojë pronësi, pasi kompania nga Bahrein ‘Investcorp’ është i interesuar për ta blerë për 1.1 miliardë euro. Nëse vihen në krye të ‘djallit’ atëherë disa ‘yje’ të futbollit mund të kalojnë në Seria A.