1764265424_spak1e1750075010706.jpg

Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj janë të arrestuarit nga policia e shtetit shqiptar pas masës arrest në burg të lëshuar nga Gjykata e Breshias për goditjen e klanit shqiptar që besohet se në harkun e 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë të paktën 1.3 tonë kokainë.

Ndërkohë, me vendim të Gjykatës së Posaçme në Shqipëri u arrestua edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me klanet shqiptare të trafikut të drogës. Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën tek Forcat Operacionale ka dekonspiruar hetimet. Burimet i thanë Report Tv se Haxhiaj është arrestuar në ambientet e Akademisë së Sugurisë, ku prej kohësh zhvillon një kurs. 


Lajmi kryesor:

Trafikuan 1.3 tonë kokainë, Italia godet sërish grupin e Visit të Pojës, 24 masa sigurie! SPAK arreston oficerin e Antiterrorit, sekuestrohet 12 mln € drogë (EMRAT+VIDEO)