Qiramarrësi s'i dha lekët e lavazhit/ Pronari i shkon me të birin e hap zjarr, arrestohen në tentativë për tu larguar

BERAT- Një atentat ka ndodhur në afërsi të Stadiumit të Beratit rreth orës 16:00 , ku tre persona kanë hapur zjarr ndaj një biznesi (lavazh). Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se të tre personat (babë e bir dhe tjetër) janë arrestuar në tentativë për tu larguar.

Në pranga kanë rënë Vladimir Spahiu 42 vjeç dhe djali i tij, Xhoni Spahiu 25-vjeç, si dhe një person me inicialet P.Q, 60 vjeç.  Ata kanë qenë duke lëvizur në një automjet dhe në ecje e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me një pistoletë tip 'TT' në drejtim të lavazhit dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Ndërkohë policia bën me dije së Vladimir Spahiu është pronari i lavazhit në drejtim të së cilit u qëllua me armë për arsye se qiramarrësi nuk i kishte dhënë lekët e qirasë. Gjatë momentit kur është hapur zjarr ndaj lavazhit, kanë qenë të pranishëm një djalë me emrin Ervis si dhe një punëtor i lavazhit.

Por tentativa e arratisjes të këtyre tre personave ka dështuar pasi policia ka mundur t'i ndalojë në aksin Zog-Poliçan. Ata kishin hedhur edhe pistoletën gjatë rrugës e cila është gjetur nga policia.

Mbi tre të arrestuarit do të rëndojnë akuzat për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim", "Armëmbajtje pa leje".


Arma me te cilen autoret hapen zjarr ndaj lavazhit 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomi: 19/10/2019 23:41

    Te besh burg babe e bir per 1000 euro qira (po themi disa muaj pa pagu). Mire djali, po babait ca I tha mendja?!

    Përgjigju
  • Kavajsi: 19/10/2019 19:30

    Budallenj se tani ne burg do ua shpartallojne rondelet

    Përgjigju
  • Vlonjati: 19/10/2019 19:28

    Beratasit jane të semure psiqike. Ne psiqatrine e Elbasanit ne vlonjatet vime ne numure pas beratasve

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 20/10/2019 03:10

      Jemi ne maloket te paret or tej

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!