EMRAT/ I mori jetën bashkatdhetarit pas një sherri, shqiptari dënohet me 6.6 vite burg në Britani

EMRAT/ I mori jetën bashkatdhetarit pas një sherri, shqiptari dënohet me 6.6 vite burg në Britani

Autori 38-vjeçar

Një 38-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për vrasje nga pakujdesia të bashkatdhetarit të tij, pas një sherri për motive të dobëta.

Gjykata e Kurorës në Maidstone, ka lënë në burg Shpendi Hakili, për vrasjen e Sazan Bako më 20 nëntor të këtij viti në Londër.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 20 nëntor, në Cuxton Road Strood, ku  Shpendi Hakili është përfshirë në një sherr me bashkatdhetarin e tij Sazan Bako, që i ka marrë jetën këtij të fundit.

Sipas mdiave britanike goditja e fortë ka bërë që 35-vjeçari të rrëzohet mbrapsht dhe të përplaset me kokë në trotuar.

Ai vdiq në spital tre javë më vonë, raportojnë mediat angleze, ndërsa Hakili ka mohuar të ketë shkaktuar vdekjen e 35-vjeçarit.

Pas incidentit, oficerët nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex nisën një hetim dhe fillimisht arrestuan dy persona në lidhje me ngjarjen.

Më vonë ata u liruan pa akuzë. Detektivët vazhduan hetimet dhe në mars 2023, shqiptari Hakili, u arrestua në Francë.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja