TIRANË- Dy të rinj të lindur në Palestinë por banues në Tiranë janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për disa vjedhje. Po kështu një 18 vjeçar gjithashtu i lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë është vënë nën hetim.
Të arrestuarit janë Yassine Lwali, 26 vjeç dhe Osmane Ellabasi, 24 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë, ndërsa nën hetim është vënë Ahmed Basri, 18 vjeç, po ashtu lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.
Kapja e këtyre tre personave është bërë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit, biznesmene franceze, Marie Marchal e cila punon në Shqipëri prej vitesh. Burime për Report Tv bëjnë me dije se të tre këta persona janë klandestinë dhe nuk ka kërkuar azil në Shqipëri.
Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta persona janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:
- Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën “Zenel Baboci” kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.
- Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.
- Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.
- Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën “Ibrahim Rrugova” kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Ndërkohë ata do të përballen me akuzën veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë, në ngarkim Y. L. dhe O. E.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.5%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor, 16:07
-
Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’
18 Dhjetor, 15:36
-
Proteston mamaja e Martin Canit: E çova në shkollë Martinin, por si më erdhi?
18 Dhjetor, 14:27
-
FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë
18 Dhjetor, 13:47
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor, 13:09
-
Tiranë/ Shkarkonin inerte në vende të paligjshme, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë! U vendoset 15 milionë lekë gjobë
18 Dhjetor, 13:06
-
Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët
18 Dhjetor, 12:40
-
Hapet gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit, Gonzato: Ndihmon lëvizjen ekologjike dhe zhvillon turizmin! Shqipëria po ecën me reformat, BE e mbështet
18 Dhjetor, 10:49
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor, 10:02
-
Veto Surroi: Dhjetori i demokracisë dhe një shenjë normaliteti
18 Dhjetor, 09:52
-
U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma
18 Dhjetor, 09:35
-
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
18 Dhjetor, 08:51
Thjesht zoteria kish plotesuar kilometrazhin
Përgjigjuarabet jane rrace e keqe. mos i lini te ngrene koken se na mori lumi si vend.
PërgjigjuKëto ka emigracioni masiv ikën hajdutët Shqipëtar erdhën hajdutët palestinez hahaha..
Përgjigjukemi perparuar po normale bravo
Përgjigju