(EMRAT) Ish-pronarët që përfitojnë 4.4 milionë € kompensim

(EMRAT) Ish-pronarët që përfitojnë 4.4 milionë € kompensim

Foto ilustruese

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se dje ka përfunduar procesin e shqyrtimit të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuara, të cilët diponojnë vendime përfundimtare, që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës. Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 23 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të cilat kanë rezultuar të jenë në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtyre 23 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 543.490.034,90 lekë, afro 4.4 milionë euro. Nga këto, afro 183 milionë lekë të reja do të lëvrohen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste, çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit, për të cilën ka aplikuar subjekti. Nga përfundimi i trajtimit të këtyre kërkesave të veçanta për kompensim financiar, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën mbi një miliard lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim. Të dhënat në lidhje me kërkesat e subjekteve përfitues, vendimet për subjektet e shpronësuara dhe përfaqësuesit me prokurë, jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin