Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin me 3 automjete emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesave për secilin prej tyre. Ata ishin ndarë dhe vepronin si shoferë të emigrantëve dhe si mbikëqyrës të rrugës, për të shmangur patrullat e Policisë.
Katër persona, të ndarë me tre automjete të mbushur me emigrantë të paligjshëm, janë ndaluar në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, ku shërbimet e Policisë kapën fillimisht në flagrancë Edison Kajon, i cili po transportonte me një automjet tip "BMË X5", 7 emigrantë.
Ndërsa, një automjet tip "Tuareg", që drejtohej nga R. S, me pasagjer N. T., të cilët lëviznin pas automjetit të Edison Kajos me 14 emigrantë, sapo janë sinjalizuar nga policia për të ndaluar automjetin, kanë braktisur makinën dhe janë larguar me vrap.
Në vijim të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga një tjetër, i cili u konstatua teksa qarkullonte me një automjet tip "Volvo", përpara 2 automjeteve të tjera, për të mbikëqyrur rrugën, me qëllim shmangien e patrullave të Policisë.
Për pasojë ka rënë në pranga Fatjon Dhimitri.
Mdërsa për R. S., 36 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë dhe N. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet me të cilin lëviznin këta shtetas, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi i emigrantëve dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korça 'mbulohet' nga bora! Disa fshatra pa energji elektrike
23 Nëntor, 12:42
-
Po transportonin emigrantë drejt Shkodrës, 5 të arrestuar, braktisën mjetin pasi panë policinë
22 Nëntor, 12:40
-
Maliq/ Zjarri shkrumbon banesën, shkak dyshohet shkëndija elektrike! Dëme të shumta materiale, s’ka të lënduar
21 Nëntor, 18:26
-
Korçë, 13 vjeçari shkon në shkollë me biçak, ia gjejnë në çantë
21 Nëntor, 12:01
-
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari në Vlorë
20 Nëntor, 14:00
-
Korçë/ Sherr mes fëmijëve në Bulgarec gjatë lojës së futbollit! 12 vjeçari goditet me gur dhe përfundon në spital
19 Nëntor, 16:32
-
Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës, restaurim total i godinës, pa prishur vlerat historike
19 Nëntor, 15:53
-
Sot dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve/ Të rinjtë marshojnë në Maliq: Na mbroni
19 Nëntor, 15:35
-
I gjetën 56 kg kanabis në kamion, policia arreston babë e bir në Kapshticë! Po e transportonin drejt Turqisë (EMRAT)
19 Nëntor, 09:41
-
Fotografët grekë të “False mirror” turne fotografik në rrugicat e Korçës
18 Nëntor, 16:56
-
Bora e parë zbardh Korçën, të huajt dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit! Turisti nga Brazili: Vij çdo vit për ski
17 Nëntor, 15:57
-
Korçë/ Kapet me 3 kg kanabis, lëndën narkotike e kishte fshehur në motorin e makinës! Arrestohet 32-vjeçari
17 Nëntor, 08:56