EMRAT/ Me pistoleta në brez, të ulur në kafe, ‘Befasia’ kap dy persona në Elbasan (FOTO)

EMRAT/ Me pistoleta në brez, të ulur në kafe, ‘Befasia’ kap dy persona në Elbasan (FOTO)

Armët e sekuestruara

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në lagjen ”Beqir Dardha” në ambientet e një bar kafeje, pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Befasia” duke arrestuar dy persona që lëviznin të armatosur.

Ata janë Arben Trasha, 48 vjeç dhe Elton Dedja 39 vjeç. Përveç automjetit me të cilin lëviznin, policia iu ka sekuestruar edhe një sasi prej 250.000 lekësh të reja. 

 

Njoftimi i policisë

Në kuader të planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje, kontrollin e automjeteve, ambienteve që përdorin personat me preçedentë kriminalë, si dhe çdo veprimtari të paligjshme, si rezultat i një pune të mirëorganizuar policore të strukturave të Policisë Elbasan në orët e mbrëmjes së datës 10.08.2018, në 
lagjen ”Beqir Dardha” në ambientet e një bar kafe, pas një reagimi të shpejtë të struktuarave policore bazuar mbi informacionete e marra në rrugë operative, është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve: 

• Arben Trasha, 48 vjeç, banues në lagjen "Shënkoll", Elbasan.

Elton Dedja 39 vjeç, banues në lagjen " Visarion Xhuvani", Elbasan.

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete nga një armë zjarri Pistoletë pa leje.

Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar : 

-Dy armë zjarri Pitoleta (”SIG-SAUER” dhe"Bereta", ) dhe 20 fishekë luftarakë..

- tre automjete dhe një sasi prej 250.000 lekesh te reja. 

Materialet hetimore për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Policia e Elbasanit

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 11/08/2018 15:37

    po leket pse jua sekuestruan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët