Partia e Lirisë ka publikuar sot rezultatet e votimit në mbledhjen e djeshme të Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj force politike. Agim Nesho konfirmohet zëvendëskryetar, ndërkohë që Sekretar i Përgjithshëm është zgjedhur Tedi Blushi. Nën kryetarët e partisë do të jenë 4: Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi. Të 6 emrat e mësipër ishin të vetmit kandidatë, pra të gjithë fitues. Ndërkohë, Partia së Lirisë ka publikuar edhe anëtarët fitues të Kryesisë së re, të cilëve do t’i shtohen ‘Ex officio’: Ilir Meta, Kryetar i PL-së, Edmond Haxhinasto - Kryetar i KDK-së si dhe Floida Kërpaçi - Kryetare e LRI-së.
Fituesit e zgjedhjeve për Kryesinë e Partisë së Lirisë:
- Monika Kryemadhi
- Agim Nesho
- Elona Guri
- Erisa Xhixho
- Endrit Braimllari
- Silva Caka
- Eriona Bixha
- Petrit Vasili
- Ana Hazizaj
- Edmond Panariti
- Agron Çela
- Tedi Blushi
- Ardit Cela
- Brunilda Paskali
- Kejdi Mehmetaj
- Nora Malaj
- Genci Gjokutaj
- Petraq Milo
- Miranda Rira
- Kristian Kina
- Klevi Pojana
- Aurela Agalliu
Edhe pse Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e cilësoi një votim demokratik, duket se gara për postet drejtuese ishte thjesht një votëbesim. Kështu në garën për katër nënkryetarët e Partisë, ishin vetëm katër emra, Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçim të cilët u shallën fitues. E njëjta gjë, vlen edhe për zv/kryetarin e Partisë së Lirisë, Agim Nesho, si dhe Sekretar i Përgjithshëm, i Tedi Blushi. Ndërkohë, në listën për anëtarë kryesie garonin 32 persona, për 22 vende.
U bene si kandidatet e Frontit te PKSH dikur.
PërgjigjuPartia e hajduteve
Përgjigju