EMRAT/ Pas shkarkimeve të Vetting-ut, KLP miraton drejtuesit e rinj të Prokurorisë

EMRAT/ Pas shkarkimeve të Vetting-ut, KLP miraton drejtuesit e rinj të Prokurorisë

Në mbledhjen e ditës së sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar emrat e rinj të Prokurorëve.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka propozuar emrin e Prokurorit, Julian Çafka për ta caktuar si të në pozicionin e drejtuesit të përkohshëm për tre muaj, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër. Propozimi i Komisionit të Karrierës u miratua me 11 vota pro. Julian Çafka do të zejë vendin e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, Arben Pasho i cili u shkakrua nga KPK.

Në këtë mbledhje gjithashtu është miratuar me 11 vota pro, projekt-akti për shtyrjen e afatit të caktimit të parkohshëm të Prokurorit, Altin Dumani në funksionin e Drejtuesit ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Përkatësisht nga data 22.05.2019 deri në 22.08.2019.

KLP miratoi  gjithashtu me 11 vota pro, për caktimin e Prokurores Irena Çunoti, në funksionin e Prokurores pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë.  Gjithashtu në funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit në Korçëështë caktuar me 11 vota pro, Prokurorja Rozeta Qirjaqi.

Ndërsa në Porkurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë është miratuar me 6 vota pro dhe 5 vota kundër, projekt-vendimi për caktimin në detyrë të prokurores Denisa Hasko. Kujtojmë se deri me datë 15 Maj 2019, Prokurorja Hasko ka qenë e komanduar pranë, Ministrisë së Drejtësisë dhe do të rikthehet në sistemin e Prokurorisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja