EMRAT/ Përplasen 2 motoçikleta në Lushnjë, dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

EMRAT/ Përplasen 2 motoçikleta në Lushnjë, dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Foto ilustruese

Motoçikletat vazhdojnë të jenë burim aksidentesh në rrugët rurale. Paraditen e sotme një motoçikleta me një motor janë përplasur në Lushnje në aksin Ngurrëz-Imësht.Motori po hynte në parcelë për të ngarkuar grurin ndërsa motori me dy persona është përplasur në asfalt duke aksidentuar rëndë drejtuesin Emirjon Baho 40 vjeç dhe shokun e tij Agim Plaka 60 vjeç.

Si rezultat i përplasjes në rrugë drejtuesi i motoçikletës dhe bashkudhëtari i tij janë dëmtuar rendë dhe janë dërguar ne spitalin e Lushnjës.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Javët e fundit në këtë segment rrugor pati dhe një humbje jete kur një motoçikletë u përplas me një furgon.

Shpejtësi e larte dhe mos vendosja e kaskës janë dy elementë të cilët kanë rezultuar fatale edhe në jetë njerëzish

Dy te plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve

 

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë