EMRAT/ New York, polici vret gruan e tij shqiptare, dy fëmijët e më pas veten! Familjarët e 43 vjeçares në Korçë të tronditur nga tragjedia

EMRAT/ New York, polici vret gruan e tij shqiptare, dy fëmijët e më pas veten! Familjarët e 43 vjeçares në Korçë të tronditur nga tragjedia

Watson Morgan dhe Ornela Morgan me dy fëmijët

Një rreshter i policisë së New Yorkut ka vrarë gruan shqiptare dhe dy fëmijët e tij e më pas veten. 4 anëtarët e familjes u gjetën të vdekur më 30 dhjetor në shtëpinë e tyre në New York.

Oficerët e policisë gjetën të vdekur Watson Morgan, 49 vjeç, gruan e tij shqiptare Ornela Morgan (Rora) nga Korça, 43 vjeç dhe dy djemtë e tyre të moshës 10 dhe 12 vjeç.

Autoritetet thanë se të katër anëtarët e familjes kishin plagë me armë zjarri dhe një pistoletë u gjet në vendngjarje.

Trupat e tyre u zbuluan pak pas mesnatës së 30 dhjetorit, në shtëpinë e familjes në New City, në periferi të New York City, pasi Morgan nuk u paraqit në turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

"Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me me armë zjarri", thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Policisë në Clarkstown.

Watson ishte oficer në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut. Ornela Watson ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jorkut.

Kenyatta Jones-Ariette, mikeshë e familjes Morgan, teksa shprehu ngushëllimet, shkruajti në rrjetin sociale Facebook: ‘Asnjëherë nuk e dini se çfarë po ndodh brenda kokës së dikujt’. Ndërkohë ekipi xhirimit të Report TV iu drejtua banesës të prindërve të Ornela Rorit (Morgan) në Korçë, por ata të tronditur dhe në shok nga ngjarja nuk kanë pranuar të prononcohet mbi ngjarjen e rëndë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
VIDEO/ Polici amerikan vrau gruan e tij shqiptare, dy djemtë e më pas veten, Report Tv pranë banesës së 43 vjeçares në Korçë! Prindërit të tronditur nga tragjedia

 

Grupi i xhirimit të Report TV iu drejtua banesës të prindërve të Ornela Rorit (Morgan) në Korçë, 43 vjeçares që u vra bashkë me dy djemtë e saj nga burri i saj në Nju Jork. Më pas autori i dha fund edhe jetës së tij.

Në gjendje shoku dhe të rënduar psikologjikisht nga ngjarja prindërit e saj refuzuan kontaktin me mediat. Edhe fqinjët e prindërve të viktimës në mënyrë kategorike nuk u shprehën mbi ngjarjen. Familja Rori në Korçë ditën e sotme nuk ka hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllime për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të nënës dhe babit të viktimës.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/01/2024 02:47

    Per te ardhur keq,por arsyet mund te jene te shumta,stresi ne pune,ndonje problem financiar,ndonje problem me shendetin mendor.Ne foto duken familje e lumtur.R.I.P!

    Përgjigju
    • Or tej: 04/01/2024 08:44

      Nuk do dalin ne foto duke qare or teeeejjjjj

  • Linda: 03/01/2024 20:43

    Vrasjet e grave ishin te shumta ne gjithe keto vite po kohet e fundit jane shtuar dhe shuarjet e gjithe familjes jo vetem ne Amerik po dhe ne shume vende te tjera eshte fatkeqesi shume e kobshme! Ngushellime prinderve te zonjes dhe gjysherve te femijeve!

    Përgjigju
  • GOLI: 03/01/2024 13:52

    .... SA I PERKET MATERIALISTES SHTRIGË E CILA PER TE PERFITUAR PASAPORTE DHE PERFITOME MATERIALE, .....ESHTE PER TE ARDHUR KEQ PER KALAMAJT.......

    Përgjigju
    • Minka: 03/01/2024 15:33

      Po Shwipetaret qe vrasin cdo dite nenat shqipetare e fenijet e tyre?Cfar pasaportash prisnin ato te mjerat,psikopatet jeton gjithe andej????????

  • Elbasoni: 03/01/2024 11:26

    Gjynaf o zot silli nder mend keto mbeturina te koheve te egra kur njeriu jetonte ne kope miliona vite me pare

    Përgjigju
  • Emigrant: 03/01/2024 11:17

    Ngushellime familjes se kesaj gruaje fatekeqe dhe femijve te saj Po cpate moj e zeze qe u martove me nje vrases amerikan mbaruan shqiptaret Apo te pelqeu pasaporta amerikane

    Përgjigju
    • Den: 03/01/2024 12:56

      Pse mor tunxh nuk te vrasin shqiptaret???

    • Shqipetarja: 03/01/2024 12:23

      Ca thua more emigrant! Pse shqipetaret nuk vrasin,ne jemi rraca me e dhushme

    • Dory: 03/01/2024 12:15

      Pse sa shqiptare ke qe Kane vrare femijet? Keta jane kriminel ne tru

    • Bim: 03/01/2024 12:01

      Pse shqiptaret nuk vasino grate o emigrant???Nuk din te lexosh kroniken javore te vrasjeve te grave te te gjitha kombsive nga shqiptaret

    • Çmendina: 03/01/2024 11:51

      Bravo emigranti, shume human komenti juaj. Hajde tallemi me viktimat tani.

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Serbia injoron ndërkombëtarët, zgjidhet qeveria e re pas disa orësh debatesh të forta! Pjesë edhe 2 zyrtarë non grata nga DASH

Serbia injoron ndërkombëtarët, zgjidhet qeveria e re pas disa orësh debatesh të forta! Pjesë edhe 2 zyrtarë non grata nga DASH