EMRAT/ Shisnin kanabis në lagjet e Vlorës, në pranga dy persona! Sekuestrohen 140 doza të lëndës narkotike

EMRAT/ Shisnin kanabis në lagjet e Vlorës, në pranga dy persona! Sekuestrohen 140 doza të lëndës narkotike

Foto ilustruese

VLORE-Dy persona janë vënë në pranga nga policisë, pasi u kapën duke shitur doza kanabisi nëpër lagje të qytetit të Vlorës.

Në pranga kanë rënë Gert Kocani dhe Kristo Lipi.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, me fokus goditjen e rasteve të sigurimit dhe ndarjes në doza, me qëllim shitjen, të lëndëve të ndryshme narkotike, specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Parts 19”. Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

-K. L., 37 vjeç, banues në lagjen “24-Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 132 doza, të gatshme për shitje, si dhe 510 fara të bimës narkotike cannabis sativa;

-G. L., 41 vjeç, banues në Dhërmi, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 8 doza, me qëllim shitjen;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?