TIRANË- Një punonjës i Gardës së Republikës është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka qëlluar me sende të forta një person tjetër. Punonjësi i Gardës i shpallur në kërkim është Mariglen Hoxhallari ndërsa dyshohet se ka  plagosur duke goditur me mjete te forta, Ismet Lleshon. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Hoxhallari, 35-vjeç në momentin e ushtrimit të dhunës ka qenë së bashku me një person tjetër, ndërsa sherri mes tyre ka nisur pas një debati banal.  Mbi Hoxhallarin rëndon akuza e 'Vrasje me dashje e mbetur në tentativë'.