EMRAT/ Atentati në Dukagjin ku u vra babai e u plagos i biri, 4 persona merren në pyetje dhe më pas lihen të lirë! Shkak konfliktet për kanabisin

SHKODËR-  Gjin Guri, kultivues droge, i shpëtoi një atentati në malin e Shoshit mbrëmjen e së mërkurës. Ai mbeti i plagosur, ndërsa plumbat e kallashnikovit i morën jetën të atit, Zef Guri 73-vjeç. Ngjarja e rëndë u shënua në zonën e thellë të Dukagjinit, ku nuk hyjnë as makinat. Pista kryesore e hetimeve është konflikti për kultivimin e kanabisit.

Policia e Shkodrës bëri të ditur këtë të enjte se marrë në pyetje katër persona, të cilët më pas janë lënë të lirë. Bëhet fjalë për Martin Qershija, Kujtim Dholla, Çesk Serraj dhe Edmond Nika. Ky i fundit u vetëdorëzua në komisariatin e Shkodrës vetëm pak orë pasi u shpall në kërkim. Nika ka prenteduar se nuk ka lidhje me atentatin ndaj Gjin dhe Zef Gurit, duke ngritur alibinë se mbrëmjen e së mërkurës ka qenë në një ambient me kamera dhe jo në malin e Shoshit.

Megjithatë policia dhe prokuroria e Shkodrës vazhdojnë hetimet duke mbledhur prova e dëshmi, pasi ka dyshime të forta se personat e shpallur në kërkim ishin në konflikt me 43 vjecarin Gjin Gurin për parcelat me kanabis në malin e Shoshit. Kujtojmë se shënjestra e atentatit nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Gjin Guri ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2015 ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në Dukagjin. Asokohe ai dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt helikopterit të policisë. Ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:29
Vrasja në Dukagjin, lirohen katër të shoqëruarit

 

Policia e Shkodrës ka lënë të lirë 4 personat e shoqëruar lidhur me vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e të birit, Gjin Guri, pas marrjes së dëshmisë. Edmond Lika, i vetëdorëzuar para autoriteteve, pas lënies të lirë ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me atentatin. Ai shprehet se në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në Dukagjin, ndërsa thekson se albinë e tij e vërteton nga kamerat e sigurisë të ambienteve që ka frekuentuar.

Ai tregon para mediave se ka lidhje familjare me viktimën dhe të birin dhe se nuk ka informacion mbi atentatorët.

“Se di si është kjo histori. Bëhet fjalë për të më akuzuar mua. Jam vetëdorëzuar. Kam deklaruar për ca më kanë pyetur. S’kam asnjë lloj lidhje. Kam nja tre muaj që s’kam qenë në Dukagjin. Jo, çfarë konflikti.  Njoh si persona, kam lidhje gjaku”, tha ai para kamerave.  

Babë e bir u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Dukagjin.

Ora 11:31
Në kërkim për atentatin me një të vrarë në Dukagjin, vetëdorëzohet një prej të akuzuarve: S’kam lidhje me ngjarjen

Vetëdorezohet Edmond Nika në policinë e Shkodrës në lidhje me vrasjen e ndodhur mbreme ne Dukagjin.

Nika ka deklaruar në polici se; “Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe kam qenë gjithë ditën e djeshme në kamera”.

Mbrëmë u vra Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës në Tiranë.

Ora 11:22
3 atentate brenda 48 orëve, Rrumbullaku: Garantojmë qytetarët për zbardhjen e këtyre ngjarjeve dhe kapjen e autorëve

 

Kryepolici, Muhament Rrumbullaku ka garantuar qytetarët se do t’i shkohet deri në fund, zbardhjes së 3 atentateve në 48 orët e fundit.

Rrumbullaku siguroi se po punohet intesivisht për të zbardhur 3 atentatet, në Mirditë ku u vra Martin Bardhi, në Durrës ku u vra Ton Dervishi dhe në Dukagjin ku u vra Zef Guri dhe u plagos Gjin Guri (babë e bir).

“Dua të garantoj se edhe për ngjarjet e fundit të ndodhura në Mirditë, Durrës dhe Dukagjin po punojmë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga hetimet e deritanishme kemi marrë të dhëna të reja që do të ndihmojnë për të zbardhur për këto ngjarje kriminale.

Janë duke vijuar intensivisht hetimet edhe në kudër të megaoperacionit ‘Tempulli’ .”- tha Rrumbullaku.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë