EMRAT/ Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset rëndë i biri! Shkak konfliktet për kanabisin! Shënjestra i dënuar më parë, në 2021 i vendosën tritol

SHKODËR- Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Dukagjin të Shkodrës.Babë e bir janë qëlluar me armë mbrëmjen e sotme, 27 shtator 2023,  në rrethana ende të paqarta dhe për pasojë ka mbetur i vdekur Zef Guri  73 vjeç ndërsa është plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri 43 vjeç.

Një telefonatë në polici ka informuar se rreth orës 18:45 minuta në malin e Shoshit shin plagosur me armë zjarri Gjin Guri dhe Zef Guri.

Shtetasi Gjin Guri po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Zef Guri ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja' informoi policia e Shkodrës.

Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Gjin Guri por plumbat nuk i kanë marrë jetën si të atit, por është sjellë në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.  

Shkak për këtë ngjarje është dyshohet se janë bërë konfliktet për kultivimin e kanabisit.

Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin. Asokohe ai dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt helikopterit me efektivë. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat ndërsa Gjin Guri figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si autorë të plumbave drejt helikopterit.

Ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
Atentati në Dukagjin, i plagosuri niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

 

Gjin Guri, 43 vjeç, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Dukagjin të Shkodrës është në gjendje të rëndë shëndetësore. Report Tv mëson se ai është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore me të specializuar.

Ora 21:17
Vrasja në Dukagjin, RENEA dhe drejtues të lartë të policisë nisen drejt vendit të ngjarjes

1695842602_Screenshot16.jpg

Pas atentatit në Dukagjin, në drejtim vendit të ngjarjes janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ora 19:54
Vrasja në Dukagjin, Policia: S’kemi mbërritur ende për shkak të terrenit të vështirë! I plagosuri drejt spitalit

1695842045_Screenshot13.jpg

Gjin Guri, i plagosuri

Policia ka reaguar për atentatin në Dukagjin. Në një reagim zyrtar policia thotë se nuk kanë mbërritur ende për shkak të terrenit të vështirë dhe janë nisur me helikopter. Ndërkohë, i plagosuri është nisur drejt spitalit.

“Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G. Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja. 

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.  Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër”, njofton policia.

Ora 19:46
Vrasja në Dukagjin! Shënjestër ishte Gjin Guri, por mbeti i vrarë babai i tij! Shkak konfliktet për kultivim kanabisi

1695837052_gjinguri.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dukagjin të Shkodrës. Një atentat me armë zjarri është regjistruar, ndërsa shënjestra ka qenë Gjin Guri, i cili ka mbetur i plagosur. Fatkeqësisht, plumbat i kanë marrë jetën babit të tij. Shkak për këtë ngjarje është dyshohet se janë bërë konfliktet për kultivimin e kanabisit.

Ora 19:43
VIDEO/ Iu bë atentat, momenti kur Gjin Guri arrestohet në 2015 pasi hapi zjarr ndaj policisë në aksionin anti-kanabis

 

Në Malin e Shoshit si pasojë e të shtënave, mbrëmjen e sotme humbi jetën Zef Guri dhe mbeti i plagosur i biri. Gjin Guri. Shqiptarja.com risjell një video kur Gjin Guri arrestohet nga policia në 2015 pasi shkëmbeu zjarr me policinë në një aksion antikanabis në Dukagjin.

Bëhet fjalë për datën 27 shtator 2015. Arrestimi i Gurit u bë i mundur në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. Asokohe, Guri dyshohej si kultivues i kanabisit dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve.

"Operacioni i koduar “Bjeshkët”, arrestohet Gjin Guri i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Policia e Shkodrës në bashkëpunim me grupet e FNSH-së Shkodër, mbi bazën e një plani operacional bënë të mundur kapjen në banesë të personit të shumë-kërkuar në fshatin Shosh, Dukagjin. Gjin Guri, 38 vjeç, është i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj burg për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të Armëve luftarake” dhe “Kanosje”. Ai dyshohet se qëlloi me armë kundër policisë pak ditë më parë, gjatë aksionit kundër asgjësimit të parcelave me drogë", shkruante ministria e Brendshme atëherë.

Ora 19:36
Babanë ia vranë, vetë u plagos rëndë! Kush është Gjin Guri: Nga tritoli në lokal, te përplasja me armë me policinë në operacionin anti kanabis

1695836599_gjinguri.jpg

Gjin Guri i cili ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri këtë mbrëmje në Dukagjin nuk është një emër i panjohur për autoritetet pasi është arrestuar më herët për disa vepra penale. 

Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Në 2021 i është vendosur një sasi tritoli në lokalin e tij.

Në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.Asokohe. Ai dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat. Gjatë aksionit u arrestua nga policia në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. Guri akuzohej për "Prodhim dhe mbajtie pa leje te Armeve luftarake" dhe "Kanosje".

 “Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me grupet e FNSHsë Shkodër, mbi bazën e një plani operacional të mirorganizuar bënë të mundur kapjen në banese te personit të shumëkërkuar në fshatin Shosh, Dukagjin, shtetasin Gjin Guri, 38 vjeç”, njoftonte Policia më 27 shtator 2015.

Gjin Guri figuronte edhe në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si i dyshuar se ka qëlluar me armë ndaj helikopterit të Policisë, në operacionin e parë antikanabis në këtë zonë. Pasi është liruar nga burgu ka vijuar aktivitetin me lokalin e tij ndërsa bën edhe rrugën Shkodër-Dukagjin dhe anasjelltas me furgon pasagjerësh.

Ora 19:33
Del Foto, kush është Gjin Guri që mbeti i plagosur rëndë në Dukagjin! Babai iu vra nga të shtënat me armë

1695836272_gjinguri.jpg

Ky është Gjin Guri që ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Dukagjin të Shkodrës. Ndërkohë nga të shtënat, ka mbetur i vrarë babai i tij Zef Guri.

Ora 19:29
Vrasja në Dukagjin, forcat e policisë nisen drejt malit të Shoshit me helikopter për shkak të terrenit të vështirë

1695835881_Screenshot9.jpg

Një vrasje ka ndodhur në Dukagjin. Drejt babë e bir, Zef dhe Gjin Guri, është qëlluar me armë zjarri, ndërsa babai ka mbetur viktimë. Policia është nisur drejt malit të Shoshit me helikopter për shkak të terrenit të vështirë.

Ora 19:22
Dukagjin/ Babai u vra dhe i biri u plagos rëndë, dalin emrat

1695838248_gjinguri.jpg

Gjin Guri, i plagosuri

Zef Guri ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Dukagjin këtë mbrëmje. Kurse i plagosur rëndë nga të shtënat është djali i tij Gjin Guri.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drilon: 27/09/2023 21:11

    Po mire , si ka mundesi qe i ka gjujt policise dhe bredh i lire? Ore a e kuptoni se kush eshte fajtori i vertete?

    Përgjigju
  • [email protected]: 27/09/2023 20:47

    Autori lek plepi hahahahhaha akoma se keni kuptu se ska rensi kush po vritet a asht burr i mir a burr i keq duhet te merrni vesht se ne shqipri nuk ke pik garancie a kthe gjall ne shpi edhe po si pate borxh kuj se kan vazhdu “gjujtsat” tu pi tullumbace me azot dhe si japin dum ma kush asht shenjestra

    Përgjigju
  • Taulantii: 27/09/2023 20:24

    Taulanti ben mbledhje per susksese e arritje.kta bam bum.hajde polici hajde

    Përgjigju
  • Eh ku jetojm: 27/09/2023 19:47

    Ka qellu policin me arme edhe bredh i lir gjykata e liron

    Përgjigju
  • Zoga e Malit: 27/09/2023 19:45

    Rrace talebanesh! U shofshin sa me shpejt!

    Përgjigju
    • Agim: 27/09/2023 20:50

      Talibanët nuk janë autokton Zonjushë e nderuar... Por kujdesu kur shkruan të paktën në të tilla raste

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb