Emrat/Deputetët që fjetën në hotele me paratë publike, pagesa deri në 1.5 mijë USD në muaj, 20 të tjerë morën para edhe për pasaportat diplomatike 

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë shfrytëzuar maksimalisht privilegjet që burojnë nga ligji për statusi i ligjvënësit, ku përfshihen pagesa mujore neto 118,215 lekë, pagesa për telefonin, shpenzimet për karburantin, honorare, dieta, qira për banesë (që arrijnë 150 000 deri në 200 000 lekë në muaj), rimburimi për pasaportën diplomatike, futja e makinave luksoze pa paguar detyrimet doganore, udhëtime, zyra etj. Një pjesë e deputetëve kanë përfituar para publike edhe për fjetje në hotele, kryesisht brenda vendit. Ata kanë shpenzuar nga 30 USD deri në 1 500 USD në muaj. Deputetët që kanë frekuentuar më shumë hotelet, sipas tyre për shkak të detyrës, dhe që janë rimbursuar nga Kuvendi, janë Artur Roshi, Vasil Sterjovski, Ardit Konomi dhe Vilma Bello.

Kanë përftuar pagesa për fjetje në hotele edhe deputetët e PD-së, të cilët dorëzuan mandatet në mars të vitit 2019, Tritan Shehu, Xhemal Gjunkshi dhe Luan Baçi. Shehu dhe Baçi u zgjodhën sërish deputetë në zgjedhjet parlamentare të 21 prillit 2021. Pagesa për fjetje në hotele kanë përfituar edhe deputetët Eduart Shalsi, Adelina Rista dhe Tatiana Piro Nurçe. Ndërkaq, 20 anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë, kanë shfrytëzuar një tjetër privilegj që parashikohet në ligj. Ata kanë përfituar secili nga 7 500 lekë në formë rimbursimi për tarifën që kanë paguar për t’u pajisur me pasaporta diplomatike.

Neni 16 i ligjit për statusin e deputetit parashikon që deputeti dhe bashkëshortja (bashkëshorti) i tij/saj pajisen me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij. Ndërsa pika 10 e vendimit nr. 63/2013 për mënyrën e trajtimit të deputetëve, parashikon që Kuvendi mbulon shpenzimin për pagesën e tarifës së pajisjes me pasaportë diplomatike vetëm për deputetët, gjatë periudhës së ushtrimit të mandatit. Si ligji, ashtu edhe vendimi, janë miratuar nga vetë deputetët.

Ndërkaq, 23 deputetë marrin kanë marrë çdo muaj rreth 8 mijë USD nga Kuvendi, 35 mijë lekë secili, pasi kanë paraqitur nga një kontratë në Kuvend, duke deklaruar se jetojnë me qira në Tiranë, duke përfituar kështu kompensimin e shpenzimeve të qirasë. Edhe ky përfitim parashikohet në ligj. Gjatë legjislaturës së kaluar 2013-2017, 100 deputetë sollën në Shqipëri makina luksoze, duke shmangur detyrimet doganore. Ata kanë shfrytëzua nenin 17 të ligjit për statusin e deputetit, i cili parashikon që “Deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet”.

Pagesat ndaj deputetëve për fjetje në hotele

Vasil Sterjovski, 24,000 lekë, 18 000 lekë, 6 000 lekë, 15 000 lekë, 3 000 lekë dhe 9,000 lekë. 

Artur Roshi, 9 000 lekë, 3 000 lekë, 15 000 lekë, 3 000 lekë, 3 000 lekë, 6 000 lekë dhe 3 000 lekë.

Ardit Konomi, 72 000 lekë, 30 000 lekë, 36 000 lekë, 66 000 lekë, 54,000 lekë

Vilma Bello, 72 000 lekë, 54,000 lekë, 36 000 lekë, 24 000 lekë, 93,000 lekë

Tritan Shehu, 3 000 lekë, 6 000 lekë, 33 000 lekë

Xhemal Gjunkshi, 18,000 lekë, 18,000 lekë, 39 000 lekë, 63,000 lekë,

Luan Baçi, 216 000 lekë

Eduart Shalsi, 36,000 lekë, 9,000 lekë, 114,000 lekë

Adelina Rista, 153 000 lekë, 66 000 lekë.

Tatiana Piro Nurçe, 66 000 lekë, 180,000 lekë.

Deputetët që u rimbursuan për pasaportat diplomatike

Koçi Tahiri, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Lefter Maliqi, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Gentiana Cakrani, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Jetmira Rraboshta, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Ylli Shehu, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Kujtim Gjuzi, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Besnik Baraj, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Fidel Ylli, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Vasilika Hysi, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Mimi Kodheli, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Ditmir Bushati, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Krenar Rryçi, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Ramazan Gjuzi, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Ervis Meço, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Edmond Stojku, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Vasil Sterjovski, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Klajdi Qama, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Eugen Bojaxhiu, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Zef Shtjefni, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

Eduart Shalsi, 7 500 lekë rimbursim pasaporte diplomatike

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • demua: 24/08/2021 01:15

    poshte pisat hajdutat dallaveraxhinjte.mos ihengshi ju befshin ilace te skaduara.

    Përgjigju
  • Scutari: 23/08/2021 16:13

    Keta jane gjakpires!! Po pse more Fidel Ylli paske ngel per 7500 lek??!! Klasa politike shqiptare duhet te shkurtoje urgjentisht fondet per deputetet!! Ta marrim vesh se kush kandidon per nder dhe respekt sepse me sa duket 90% hyjne per te marre ato dietat dhe privilegjet!! Uleritese!! Turperohuni, por ju skeni fytyre qe te keni turp!!

    Përgjigju
    • Meni: 24/08/2021 00:28

      Disa deputet, nuk meritojn as edhe emrin deputet, e jo më këto lloj privilegjesh. Normal, jan të merituara këto shpenzime si për znj. Kodheli, Bushati dhe disa prej tyre. Janë me të vërtetë produktiv në politik.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja