Dy persona në Malësi të Madhe janë vënë në pranga ditën e sotme pasi dyshohet të kenë plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar.

Në pranga kanë rënë babë e bir, Ibrahim dhe Sadonel Bushataj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Demiraj, ku dy të arrestuarit dyshohet se plagosën me armë zjarri 28-vjeçarin me inicilae E.G , gjatë konfliktit mes tyre.

I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.