GREQI/ Aksident tragjik në qendër të Athinës! Motori përplaset me makinën, humbin jetën 2 persona

GREQI/ Aksident tragjik në qendër të Athinës! Motori përplaset me makinën, humbin jetën 2 persona

Foto nga Vendngjarja

Një aksident tragjik është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës në sheshin Omonia të Athinës. Mediat greke shkruajnë se kanë humbur jetën dy të rinj, të cilët udhëtonin me një motoçikletë.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 05.05 minuta dhe në vendin që po kalonte motoçikleta e të rinjve nuk kishte trafik, çka i lejonte atyre të ecnin me shpejtësi mbi normat e lejuara në zonë të banuar.

Kristi Manthio dhe Manolis Sarandis të moshës 24 dhe 25 vjeçare humbën jetën si pasojë e aksidentit. Disa media në Shqipëri thonë se njëri prej tyre është shqiptar, por ende nuk është konfirmuar.

Policia thotë se motoçikleta e dy të rinjve humbi kontrollin dhe u rrëzuan duke u përplasur me një autoveturë e markës “Fiat”, drejtuesi i së cilës pësoi dëmtime të lehta.

Dy të rinjtë u dërguan në spitalin KAT të Athinës por mjekët nuk mundën të bëni asgjë për ti shpëtuar, raportojnë mediat greke.

Po ashtu, dy të rinjtë nuk kishin vendosur kaskat mbrojtëse në momentin e aksidentit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb