Atentat me armë të riut në Tepelenë, dyshohet hakmarrje pas ndarjes nga e dashura

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Saimir Gjoka 30 vjeç është qëlluar teksa po kthehej në banesën e tij në fshatin Turan në Tepelenë, ku ka mbetur i plagosur. Sipas burimeve, dyshohet për një hakmarrje të mundshme për shkak të një lidhje dashurie.

Ai ndodhej në automjetin e tij tip 'Benz' në momentin kur u qëllua nga atentatorët, ndërsa plumbat e kanë kapur në krah.

Shenjat e plumbave në makinë

Menjëherë pas sulmit Gjoka  është dërguar në spitalin e Tepelenës dhe është jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri ka mohuar që të ketë probleme hasmërie apo konflikte që të mund të kenë sjellë atentatin ndaj tij.

I plagosuri Saimir Gjoka

Por sipas burimeve, një prej pistave të grupit hetimor, është ajo e një hakmarrjeje të mundshme nga ana e familjarëve të ish të dashurës së tij nga qyteti i Tepelenës. Konflikti mes dy të rinjve, ka nisur disa muaj më parë çka përfundoi me ndarjen e tyre. Të njëjtat burime saktësojnë se familjarët e vajzës, të cilët t’u ndarë nga vajza e tyre. Pikërisht një konflikt i tillë dyshohet të jetë edhe shkaku për atentatin ndaj të riut. janë të afërm të një funksionari të lartë në Tepelenë, nuk e kanë pritur mirë vendimin e 30 vjeçarit për

Ndërsa në banesën e Sajmir Gjokës, qëndron e motra së bashku me të ëmën, e cila tregon se lajmin për plagosjen e të birit e ka marrë vesh nga nusja e djalit të saj.

"Cfarë është pse jeni ngritur i thash nusesh? Mua më tregoi nusja. Nuk e dua këtë as për hasmin s'e dua këtë gjë. Djali im nuk ka konflikte me asnjë njeri djali s'ka lidhje me atë vajzë unë nuk e njoh. S'e besoj, unë nuk e di të ketë lidhje me atë gjë plagosja e djalit. Unë s'di asgjë, presim të vije djali të na thotë", tha ajo.

30-vjeçari nuk rezulton i skeduar më parë nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe një nga fqinjet e të plagosurit ku ka thënë se është një dajlë i mirë. 

"Në gjumë ishim kur qëlluan me breshër, kujtuam se kanë ardhur të vjedhin kopetë. Për të parë s'kemi parë gjë. Djali është shumë i mirë. Djali ka ikur si gjithnjë tërë ditën fle brenda iku për të na marrë ujë dhe ushqime dhe do të vinte. Por Saimiri nuk kishte ardhur. Dëgjoj djalin me nusen që po flisnin.

Ndërkaq, kjo ngjarje  shërbeu edhe për zbulimin e një sasie të konsiderueshme narkotike. Në momentin kur forcat policore kanë shkuar në vendngjarje në fshatin Turan, pas automjetit që është goditur me breshëri plumbash, është identifikuar një person tjetër që udhëtonte me automjetin e tij. Në këtë moment forcat policore pas dyshimit të ngritur kanë kërkuar nga personi në fjalë, shoqërimin për në banesën e tij. Aty forcat policore kanë zbuluar kanabis të thatë si dhe 200 rrënjë kanabis në bahçen e shtëpisë. Menjëherë policia ka arrestuar Krenar Mamaj, poseduesin e kanabisit të thatë dhe pronarin e 200 rrënjëve në tokë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja