GRAMSH- Një trup I pajetë është gjendur ditën e sotme në afërsi të lumit Devoll në Gramsh. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se viktima është Besnik Tabaku rreth 50 vjeç. Trupi i tij është gjetur në fshatin Cekrez të Gramshit. 50-vjeçari ishe larguar nga banesa e tij një ditë më parë por nuk ishte kthyer në mbrëmje.
Vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur nga një arrest kardiak, ndërsa mësohet se Besnik Tabaku shkonte edhe për të peshkuar vazhdimisht. Në trupin e viktimës nuk ka patur asnjë shenjë dhune. Ndërkohë policia po heton për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Komento
Ngushellime familjes.
Përgjigju