Andrea Ajsallari, është arrestuar nga policia e Beratit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për kanosje dhe për shfrytëzim për prostitucion

48-vjeçari banues në Skrapar, pritet që të ekstradihet drejt Italisë.

Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kanosja" dhe "Shfrytëzimi për prostitucion", të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.