Emri i Maqedonisë, qëndrime të ndryshme brenda qeverisë së Shkupit gjatë vizitës së Kotzias

Emri i Maqedonisë, qëndrime të ndryshme brenda qeverisë së Shkupit gjatë vizitës së Kotzias

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias gjatë takimit me kryeministrin maqedonas Zoran zaev

Politika e Maqedonisë duket se vazhdon të mbetet e ndarë për sa i përket çështjes së emrit, ku kryeministri Zaev ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga ministri i Jashtëmi i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Zaev ka deklaruar se tashmë është koha për vendime lidershipi dhe kompromisi mes dy vendeve.

“Fokusi i bisedimeve tona duhet të jetë e ardhmja e dy vendeve. Duhet të jemi të vendosur dhe të bëjmë hapa që do të na çojnë më afër zgjidhjes së çështjes së vetme të hapur midis dy vendeve tona – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Ndërkohë nga ana tjetër kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e ka bërë të qartë se partia e tij është e interesuar për zgjidhjen e emrit dhe ka bërë të ditur edhe dy emrat të cilat janë të papranueshëm për partinë e tij.

“Ne nuk pajtohemi që emri apo kompromisi që të arrihet të përmbajë emrin Sllavo Maqedoni apo Republikë Kombëtare Nacionale Maqedonase. Me çdo zgjidhje apo kompromis që do të arrihet mes palëve ne do të pajtohemi dhe në këtë rast ne jemi pala që duam zgjidhje”, është shprehur Ahmeti.
Ministri i jashtëm i Greqisë ka takuar edhe zv.kryeministrin për Çështje Europiane, Bujar Osmani dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Takimi i fundit i Kotzias në Shkup ka qenë me kreun e VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski.
Nga ana tjetër nuk kanë munguar kritikat për vizitën e ministri grek në Maqedoni, ku edhe pse e kanë cilësuar si një vizitë historike, kanë shtuar se ai është pritur në aeroport jo nga zyrtarë por nga gazetarë dhe kameraman. 

Gjithashtu në mediat greke nuk kanë munguar as kritikat për projekt- marrëveshjet, ku për projekt- marrëveshjen e dërguar nga Shkupi, kanë deklaruar se të krijon përshtypjen së është shkruar nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski. 

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se për çështjen e emrit mes dy propozimeve ka dallime të shumta veçanërisht për indetitetin dhe ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga pala greke. Për sa i përket emrit që ka më shumë gjasa që të pranohet, është ai i “Gorna Makedonija”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat