Filipçe: Nuk ka ilaç specifik kundër Covid-19, Favira dhe Remdisivir vetëm me rekomandim të mjekëve

Filipçe: Nuk ka ilaç specifik kundër Covid-19, Favira dhe Remdisivir vetëm me rekomandim të mjekëve

Venko Felipçe

Nuk ka asnjë ilaç specifik kundër Covid-19, është shprehur kështu ministri i shendetsisë së Maqedonisë së Veriut Venko Felipçe, pas shqetësimit të ngritur nga gazetarët se dy nga medikamentet Favira dhe Remdisivir po shiten në tregun e zi me çmime shumë të larta.

“Asnjëra prej ilaçeve nuk janë dëshmuar si ilaçe, se ndihmojë në mënyrë specifike për këtë sëmundje. Këto janë ilaçe që janë provuar se ndihmojnë në disa sëmundje dhe situata të tjera, kështu që ne nuk mund të përshkruajmë barna, që nuk ndihmojnë për një diagnozë specifike “ - tha  Filipçe.

Ai tha se ekziston një protokoll i unifikuar për trajtimin e pacientëve me Covid-19, por për shkak të formave të ndryshme në të cilat shfaqet sëmundja,m mënyra e trajtimit i përshtatet asaj.

“Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme për të gjithë që kanë edhe simptomat më të vogla, çfarëdo hapi në raport të diagnostikimit dhe trajtimit ta bëjnë në konsultim me një mjek”, – tha Filipçe.

Vaksina kundër Covid-19, nga ana tjetër, pritet të arrijë në vend deri në mars të vitit të ardhshëm. Punonjësit shëndetësorë, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë do të kenë një avantazh në vaksinimin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!