Emri i Maqedonisë, Zaev: Do të ratifikohet në kuvend dhe me referendum

Emri i Maqedonisë, Zaev: Do të ratifikohet në kuvend dhe me referendum

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë

Emri i Maqedonisë do të ratifikohet në Kuvend dhe do të miratohet me referendum nësë gjatë këtij viti pasi të arrihet marrëveshja me Greqinë.

Kryeministri i Maqedonisë deklaroi se dy vendet janë afër marrëveshjes për të zgjidhur konfliktin disa vjeçar midis tyre.  Zaev tha se referendumi për çfarëdo zgjidhjeje do të gjendet do të mbahet në shtator apo tetor dhe se parlamentet e të dy vendeve do të duhet të ratifikojnë marrëveshjen paraprakisht.

Bisedimet për emrin e Maqedonisë kanë rifilluar pas dështimit të marrëveshjes për emrin Republika Ilidnase e Maqedonisë. Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias dhe homologu i tij Maqedonas Nikolla Dimitrov deklaroi se marrëveshja është në fazën përfundimtare. Propozimet në tryezën e dialogut mes Greqisë dhe Maqedonisë nga ndërmjetësi amerikan MatthewNimetz  janë Maqedonia e Epërme, Veriore, e Vardarit e Re ose Republika e Maqedonisë. Autoritet presin që zgjidhja të vendoset  para samitit të BE-së me  28 qershor. Zgjidhja e emrit të Maqedonisë do të ndikoj pozitivisht për ecurinë e mëtejshme në integrim në Bashkim Europian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë