EMRI/ Ishte shpallur në kërkim nga Interpoli francez si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Peru! Zbardhen akuzat ndaj tij (VIDEO)

EMRI/ Ishte shpallur në kërkim nga Interpoli francez si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Peru! Zbardhen akuzat ndaj tij (VIDEO)

Foto nga momenti i arrestimit të Oltjon Belulaj

Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, Oltjon Belulaj, është vënë në pranga nga policia e Perusë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze për importimit të lëndëve narkotike, në një bandë të organizuar.

Belulaj është arrestuar në Aeroportin e Perusë, pasi autoritetet kishin marrë informacion se ai do të mbërrinte aty pasi kishte qenë në Brazil

Pas arrestimit, 33-vjeçari shqiptar do të ekstradohet drejt Francës, ku dhe do të dalë para drejtësisë për të marrë dënimin lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij, raportojnë mediat e huaja.

Belulaj, sipas Policisë franceze, akuzohet për trafik të paligjshëm droge, krime të importit të lëndëve narkotike në një bandë të organizuar, blerje, posedim, transport dhe propozim ose shitje dhe shoqërim të paligjshëm, të cilat mund ti kushtojnë rreth 10 vjet burgim.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

I nxehti afrikan ‘rrit temperaturat’ edhe në Kuvend, fustane shumëngjyrëshe dhe kostume verore (FOTO)

I nxehti afrikan ‘rrit temperaturat’ edhe në Kuvend, fustane shumëngjyrëshe dhe kostume verore (FOTO)