EMRI/ Kapet me 40 kilogramë drogë i riu shqiptar në kufirin e Malit të Zi

EMRI/ Kapet me 40 kilogramë drogë i riu shqiptar në kufirin e Malit të Zi

Droga e kapur

Muamer Bercaj 26 vjeç, nga Malesia e Madhe është arrestuar nga policia malazeze teksa në kufirin tokësor mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ka tentuar të trafikojë 40 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Sipas policisë së vendit fqinj 26 vjeçari, është vëzhguar për disa ditë dhe në momentin e transportimit të lëndës narkotike ai është ndaluar nga policia malazeze, raportojnë mediat.

Ndërsa në këtë veprimtari kriminale ai ka qenë i shoqëruar edhe nga 2 persona tjerë të cilët kanë arritur të largohen dhe të kthehen në brendësi të territorit shqiptar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Alen Sherri merr vendin e titullarit, Cagliari del me pikë nga Genoa! Napoli kërkon kreun e Serie A kundër Romës

GOLAT/ Alen Sherri merr vendin e titullarit, Cagliari del me pikë nga Genoa! Napoli kërkon kreun e Serie A kundër Romës