TIRANË- Gjatë ditës së djeshme Drejtoria e Tatimeve ka bërë publike një video të siguruar nga kamerat e një biznesi ku tregohet një person, i cili megjithëse nuk është i punësuar në strukturat e Administratës Tatimore është paraqitur si Inspektor Tatimesh në këtë biznes.

Report Tv mëson se ky person është Altin Ballkoçi, i cili ka punuar më herët në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Elbasan. Ndonëse është larguar nga puna, ai ka vijuar të hiqej si inspektor dhe shkonte në biznese për t’u marrë para.  Ai u kap në video teksa kishte zgjedhur “prenë e radhës”, por për këtë rast është referuar në Prokurori.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambientet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë.

Administrata Tatimore thekson se punonjësit e Tatimeve paraqiten me; Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë); Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse; Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.